• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIJËRA NJERËZ TË VDEKUR DHE TË PLAGOSUR/ Erdogan viziton zonën e goditur nga tërmetet
Home
Nderkombetare

MIJËRA NJERËZ TË VDEKUR DHE TË PLAGOSUR/ Erdogan viziton zonën e goditur nga tërmetet

8 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të mërkurën vizitoi pjesën jugore të shtetit për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga tërmetet e fuqishme, teksa është rritur zemërimi i banorëve lokalë, të cilët kanë akuzuar autoritetet për përgjigje të ngadalshme për operacionet e kërkim-shpëtimit.

Nga tërmetet masive të së hënës prej 7.8 dhe 7.5 shkallësh, në Turqi dhe Siri janë vrarë mbi 11.000 persona.

Numri i viktimave pritet të rritet, pasi janë shembur qindra viktima në shumë qytete.

Erdogan, që ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 10 qytetet më të prekura nga tërmeti dhe ka dërguar atje ushtrinë për t’iu dalë në ndihmë banorëve, vizitoi qytetin e Kahramanmarshit për të parë nga afër dëmet dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e pranoi se ka pasur probleme në përgjigjen fillestare ndaj tërmeteve masive.

Duke folur për gazetarët në Kahramanmarash më 8 shkurt – rajon që gjendet afër epiqendrës së tërmetit – Erdogan tha se ka pasur probleme me rrugët dhe aeroportet, por shtoi se tani gjërat po përmirësohen dita-ditës.

“Në ditën e parë kemi pasur disa probleme, por në ditën e dytë dhe sot, situata është nën kontroll”, tha ai.

Tri gra shikojnë ekipet e shpëtimit që po vazhdojnë të nxjerrin persona të bllokuar nën rrënoja në Gaziantep të Turqisë.
Presidenti turk tha se qytetarët duhet të komunikojnë vetëm me autoritetet dhe të injorojnë “provokatorët”, teksa mijëra persona janë ankuar se ka mungesë të burimeve dhe kanë kritikuar zyrtarët për përgjigje të ngadalshme ndaj kësaj fatkeqësie natyrore.

Kjo fatkeqësi natyrore mund të paraqesë sfidë për Erdoganin, i cili në maj do të garojë në zgjedhje për të qëndruar në pushtet.

Çdo perceptim se Qeveria e tij ka dështuar të adresojë si duhet këtë fatkeqësi, mund ta dëmtojë Erdoganin gjatë zgjedhjeve, por analistët kanë argumentuar se unifikimi kombëtar në kohë krizash mund ta forcojë pozicionin e tij.

Autoritetet turke kanë thënë se 13.5 milionë persona janë prekur nga tërmetet.

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive në Turqi, përveç që ka publikuar numrin e viktimave, ka thënë edhe mbi 38.000 persona të tjerë janë lënduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI SOT NUK KE QENË ASNJËHERË"/ Luizi nuk i ndal komplimentet për Tean, reagimi i Kiarës ishte epik
Previous article SI E "FUNDOSI" I VLLAI ZYRTAREN ALDA KLOSI? DËSHMITË kontradiktore të tyre për burimin e 120 mijë eurove

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT