• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS RRËZIMIT TË BALONËS/ Kina refuzoi një telefonatë mes Sekretarit të Mbrojtjes, Austin dhe homologut të tij kinez
Home
Nderkombetare

PAS RRËZIMIT TË BALONËS/ Kina refuzoi një telefonatë mes Sekretarit të Mbrojtjes, Austin dhe homologut të tij kinez

8 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Kina refuzoi një kërkesë për një telefonatë midis Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ministrit kinez të Mbrojtjes Wei Fenghe pasi Uashingtoni rrëzoi një balonë kineze përgjimi, tha të martën një zëdhënës i Pentagonit.

Një avion luftarak i Forcës Ajrore të SHBA-së rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut të shtunën, një javë pasi ajo hyri për herë të parë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar një dramë publike spiunazhi që përkeqësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pentagoni bëri kërkesën për një telefonatë të sigurt të shtunën pasi balona u rrëzua, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder.

“Fatkeqësisht Kina e refuzoi kërkesën tonë. Angazhimi ynë për të hapur linjat e komunikimit do të vazhdojë,” tha zëdhënësi Ryder.

Balona shkaktoi reagime të forta politike në Uashington dhe kryediplomati amerikan, Antony Blinken, lajmëroi shtyrjen për një moment tjetër të një vizite në Pekin, që të dyja vendet kishin shpresuar se do të ndihmonte për përmirësimin e marrëdhënieve të tyre të vështira.

Kina ka thënë se bëhej fjalë për një balonë meteorologjike që kishte ndryshuar gabimisht drejtim duke përfunduar në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për një reagim të ekzagjeruar.

Shtëpia e Bardhë ka minimizuar efektet drastik që mund të ketë incidenti në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Vetë zoti Biden tha të hënën se kjo çështje nuk i ka dobësuar marrëdhëniet.

Megjithë tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë kërkuar prej kohësh të mbajnë linja të hapura komunikimi me homologët e tyre kinezë për të zbutur rrezikun e krizave të mundshme.

Por Kina ka refuzuar kërkesat e Sekretarit Austin për të biseduar në të kaluarën, përpara se të takoheshin përfundimisht për herë të parë në qershor 2022.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara, me tensione midis dy ekonomive më të mëdha në botë për gjithçka, që nga Tajvani dhe gjendja e të drejtave të njeriut në Kinë e deri te aktiviteti i saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOHA PO MBARON/ Gruaja i mbeti nën rrënoja, Ibrahimi pret me djalin 4-vjeçar lajme nga kërkimet
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Zelensky do të vizitojë sot Mbretërinë e Bashkuar

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT