• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NJEREZIT PO VDESIN”/ Shqiptarja e përlotur nga Ankaraja: Do ketë më shumë varre se ndërtesa
Home
Aktualitet
Kronikë

“NJEREZIT PO VDESIN”/ Shqiptarja e përlotur nga Ankaraja: Do ketë më shumë varre se ndërtesa

7 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në një lidhje live nga Ankaraja për Report Tv, shqiptarja Anxhela Bregu e përlotur është munduar të përshkruajë atë që në fakt ajo thotë se ‘nuk gjen dot fjalët’.

“Njerëzit po mundohen të ndihmojnë njëri-tjetrin por nuk ka rrugë ku të ecësh. Janë shembur spitalet, nuk ka rrugë, nuk ka ngrohje, nuk ka bukë.  Ato shifrat e të vdekurve që janë thënë janë ato që ne i shohim në dritën e diellit po ata që janë nën rrënoja. Kjo situatë është mbi shtetin, ka qytete ku avionët duan të ulen por nuk ka pistë”, tha ajo për situatën e krijuar nga tërmeti.

Bregu tha se në këtë gjendje është pa kuptim të flasësh për numra teksa njerëz vdesin.

“Ndonjëherë e kupton që numrat janë vetëm numra, teksa njerëzit vdesin. Janë shumë vende të ndryshme që kanë dërguar ndihma nga Shqipëria. Ambasada shqiptare këtu është shumë aktive këtu, edhe ambasada e Kosovës.

Andej nuk kemi shumë shqiptarë, por kjo nuk ka më kuptim. Njerëz po vdesin. Një baba kur i nxorrën gocën e vdekur tha ‘kam edhe vajzën tjetër aty sepse flejnë bashkë’. Prandaj numrat janë qesharake t’i thuash. Unë përfarova fëmijët dhe u turpërova që pata mundësinë t’i përqafoja. Ata kanë frikë”, tha e përlotur Anxhela Bregu.

Ajo u shpreh se pasgoditjet janë aq të forta dhe ndërtesat janë aq të dëmtuara sa do të bien njëra pas tjetrës. “Pas një viti në shumë qytete atje do të ketë më shumë varreza se qytete”, tha Bregu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RINDERTIMI/ Rama: Puna për shndërrimin e lagjes së prekur nga tërmeti në Durrës vijon
Previous article "ËSHTË OK TË MOS JESH MIRË"/ Ronaldo Sharka shfaqet i përlotur, moderatori jep mesazhin e fortë: Gjeni forcën të buzqeshni…

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

61 DITË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë Aktualitet

61 DITË PROTESTË/ Qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT