Avokati Ilirjan Muho, përfaqësuesi ligjor i ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi ka treguar detaje nga seanca e zhilluar këtë të martë në Gjykatën e Tiranës ku Klosi u la në burg.
avokati muho
Sipas avokatit, ish pastruesja Rozeta Dobi ka dhënë deklarime të ndryshme në të katërta herët që është marrë në pyetje.
Prokurori, tha avokati, ka sjellë si provë deklarimin e bërë nga Rozeta Dobi në datën 3 shkurt, ditën kur edhe u ndalua ish këshilltarja.
Muho tha se deklaratat e Dobit janë të pavërteta.
“Këto deklarime janë deklarime të cilat pohojnë që kemi të bëjmë me nje personazh që ka qëllim të lehtësojë sadopak pozitën e saj sepse tani është e zënë me presh në dorë si një person që ka vjedhur banesën e një shtetasi e kërkon të përfitojë një pozitë më të lehtë për djalin e saj”.


