• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKESA e Zelenskyt: Bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin këtë vit
Home
Nderkombetare

KËRKESA e Zelenskyt: Bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin këtë vit

4 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, të nisin në fund të këtij viti.

“Synimi është që të nisin negociatat këtë vit dhe ky nuk është vetëm qëllim, po synim i madh”, ka thënë Zelensky në Kiev, në një konferencë të përbashkët me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Ukraina dhe BE-ja, ne jemi një familje”, ka thënë Michel. “E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka shtuar ai, pa përmendur afate kohore. “Vendosmëria juaj për të çuar vendin përpara lë mbresa”, ka thënë von der Leyen.

Ajo e ka pranuar se Ukraina ka bërë disa reforma, pavarësisht luftës, mirëpo ka shtuar se procesi për anëtarësim në BE nuk ka “afate të vrazhda kohore”. Këto deklarata janë bërë në kuadër të një samiti që është mbajtur mes BE-së dhe Ukrainës në Kiev.

Anëtarësimi në bllokun evropian është proces tejet kompleks dhe i gjatë, pasi lidhet me harmonizimin e ligjeve të vendit përkatës dhe ato të BE-së. Procesi nga statusi i vendit kandidat, të cilin Ukraina e ka siguruar vitin e kaluar, e deri te nisja e bisedimeve zyrtare, në të kaluarën ka zgjatur, me raste, më shumë se një dekadë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME MUA MOS E KRUAJ"/ Valbona shpërthen ashpër ndaj Maestros: Turp të kesh, urinon para një nëne beqare
Previous article E BUJSHME/ Ndërpreu kontratën me klubin e njohur turk, Ozil merr vendimin surprizë mbi të ardhmen e tij

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT