• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA e Putin: Do të fitojmë në Ukrainë, ashtu siç bëmë me nazistët në Luftën e Dytë Botërore
Home
Nderkombetare

DEKLARATA e Putin: Do të fitojmë në Ukrainë, ashtu siç bëmë me nazistët në Luftën e Dytë Botërore

2 February, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar pushtimin rus të Ukrainës me luftën kundër Gjermanisë naziste, në një fjalim për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Betejës së Stalingradit. Duke përmendur vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, ai pretendoi se historia po përsëritej.

“Është e pabesueshme, por e vërtetë. Ne përsëri po kërcënohemi nga tanket gjermane Leopard”, tha ai.

Gjermania është një nga vendet e shumta që ndihmon Ukrainën të mbrojë territorin e saj. Rusia nisi pushtimin e saj të përgjakshëm në shkallë të plotë pothuajse një vit më parë, duke nxitur vendet perëndimore të dërgojnë armë dhe ndihmë për qeverinë në Kiev. Duke folur në Volgograd – emri modern i Stalingradit – Putin la të kuptohej se ai mund të kërkonte të lëvizte përtej armëve konvencionale, shkruan BBC.

“Ata që shpresojnë të mposhtin Rusinë në fushën e betejës nuk e kuptojnë, me sa duket, se një luftë moderne me Rusinë do të jetë shumë ndryshe për ta. Ne nuk po dërgojmë tanket tona në kufijtë e tyre, por kemi mjetet për t’u përgjigjur. Nuk do të kufizohet në përdorimin e pajisjeve të blinduara. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë”, tha Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi të shtjellonte komentet e Putinit, por u tha gazetarëve se ndërsa armët e reja shpërndahen nga Perëndimi kolektiv, Rusia do të përdorë më shumë potencialin e saj për t’u përgjigjur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJE SHIU DHE DËBORE NË TË GJITHË VENDIN/ Si do të variojnë temperaturat
Previous article “NUK I JAP LLOGARI NJERIU KË TAKOJ”/ Rama: Nuk i kam dhënë asnjë dokument McGonigal

F.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT