Autoriteti Kombetar i Ushqimit, në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe në vazhdim të masave për disiplinimin e tregtimit të mishit, ditën e shtunë ka bllokuar një sasi të konsiderueshme mishi dhe ka penalizuar disa subjekte.
AKU ka konfiskuar makina e dyqane të cilat tregëtonin mish jashtë standarteve dhe rrezikonin sigurinë e konsumatorëve.
Gjatë ditës së shtunë, AKU zbuloi brenda një fugoni mallrash me targa 3012, i cili drejtohej nga Kristo Mukades transportohej mish për konsum, i cili ndodhej në kushte jashtë standarteve.
Në fugon ndodhej një sasi prej 65 kg mish, drejtuesi i mjetit ka konfirmuar se mishin do e shiste.
AKU bllokoi mjetin, sekustroi mishin dhe gjobiti me 300.000 mije lek subjektin.
Gjithashtu edhe gjatë një inspektimi në një restorant të Tiranës, u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 21 kg mish keci pa vulë dhe certefikatë veterinarie.
Ndaj subjektit u vendos masa e gjobës 200.000 lek dhe u sekuestrua mishi.
Edhe gjatë një inspektimi në një dyqan mishi në Paskuqan, u konstatua 198 kg mish pa çertefikatë dhe vulë.
AKU e gjobiti këtë subjekt me 300.000 lekë, i konfiskoi mishin si dhe makineritë që ndodheshin në dyqan.
Gjatë aksioneve të saj AKU ka pasur edhe mbështetjen e policisë.
Aksione me bllokimin dhe sekuestrimin e disa dyqanëve ka pasur edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.


