• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Vinin baste sportive me telefon, blutë e Tiranës arrestojnë pesë persona
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Vinin baste sportive me telefon, blutë e Tiranës arrestojnë pesë persona

26 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka njoftuar se pesë persona janë vënë në pranga pasi janë kapur në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet telefonit.

Blutë njoftojnë se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparatet celulare dhe se edhe një person i gjashtë po procedohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Multiple”, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në subjekte të ndryshme, për të parandaluar dhe goditur organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive përmes celularëve, vihen në pranga 5 shtetas dhe u sekuestrohen celularët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, në zonën e Kombinatit, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Multiple”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë evidentuar dhe goditur 5 raste të vënies së basteve sportive, përmes celularëve. Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Xh. Ç., 24 vjeç, B. Sh., 47 vjeç, E. H., 25 vjeç, E. L., 24 vjeç, R. L., 31 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 45 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale të ndryshme, në Kombinat, 5 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, përmes celularëve. Ndërkaq, 45-vjeçari në hetim kishte marrë me qira njërin nga lokalet ku kryhej kjo veprimtari e kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TA FUTËN PAS SHPINE"/ Luizi-Armaldos për nominimet: Nuk të mbajnë dot në kontroll
Previous article SHBA PRESION TURQISË/ I kërkon të respektojë sanksionet ndaj Rusisë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT