• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA PRESION TURQISË/ I kërkon të respektojë sanksionet ndaj Rusisë
Home
Nderkombetare

SHBA PRESION TURQISË/ I kërkon të respektojë sanksionet ndaj Rusisë

26 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët amerikanë po ushtrojnë presion ndaj Turqisë, duke u kërkuar autoriteteve turke që të ndalojnë linjat ajrore ruse me avionë të prodhuar nga SHBA të fluturojnë drejt dhe nga Turqia, raporton Wall Street Journal duke cituar burime amerikane.

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë paralajmëruar që nga muaji i kaluar turqit se aeroplanët e prodhimit amerikan që fluturojnë drejt dhe nga Rusia dhe Bjellorusia në kundërshtim me sanksionet, do të përballen me dënime me burg, gjoba, pezullim të privilegjeve etj.

Ky paralajmërim për Turqinë është një provë kyçe nëse SHBA dhe aleatët e saj mund të zbatojnë realisht izolimin afatgjatë të Rusisë, siç vëren WSJ në artikullin e saj.

Çdo dështim do të thotë se Moska do të vazhdojë të gjejë mënyra për të përjetësuar aktivitetet e saj ekonomike ndërkombëtarisht me ndihmën e vendeve të treta.

Një zëdhënës i Departamentit të Tregtisë së SHBA-së pranoi se janë lëshuar paralajmërime për linjat ajrore të huaja se Uashingtoni po kërkon të respektojë sanksionet e vendosura kundër avionëve komercialë rusë, bjellorusë dhe iranianë.

Si pjesë e sanksioneve kundër Moskës për luftën në Ukrainë, administrata Biden ka vendosur kontrolle që ndalojnë Rusinë dhe linjat ajrore komerciale ruse të përdorin avionë të prodhuar nga Amerika.

Sipas këtyre kufizimeve, çdo avion i ndërtuar në SHBA ose që mban një përqindje të konsiderueshme (mbi 25%) të komponentëve amerikanë, nuk lejohet më të fluturojë në Rusi dhe Bjellorusi, nëse nuk kanë marrë leje nga ministria e Tregtisë së SHBA.

Sipas të dhënave nga kompania e analizës së të dhënave të fluturimeve Cirium, linjat ajrore ruse dhe bjelloruse kanë kryer më shumë se 2100 fluturime me avionë të prodhimit amerikan (Boeing 777, 757 dhe 737) në Turqi (Stamboll, Izmir, Antalia, etj.) nga tetori 2022 e në vazhdim.

Qeveria amerikane, në përpjekjen e saj për të forcuar praktikisht sanksionet që ka vendosur ndaj Rusisë një vit pas fillimit të luftës, tani po u bën thirrje vendeve që vazhdojnë të kenë lidhje ekonomike me Moskën, vende si Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të bërë më shumë për të respektuar sanksionet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Vinin baste sportive me telefon, blutë e Tiranës arrestojnë pesë persona
Previous article "SHKELI RREGULLOREN"/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT