• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAOS NË KUVEND/ Berisha përjashtohet nga seanca, deputetët e PD protestojnë, i bien tavolinave: Turp, turp
Home
Politikë

KAOS NË KUVEND/ Berisha përjashtohet nga seanca, deputetët e PD protestojnë, i bien tavolinave: Turp, turp

26 January, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Sali Berisha përjashtohet nga seanca e Kuvendit pas debateve të forta dhe bllokimit të foltores, teksa deputetët e PD protestojnë duke i rënë tavolinave dhe duke mos lejuar socialistët të flasin. Kaos e zhurmë, deputetë e ministra që flasin njëherësh, situatë e pazakontë.

Seanca plenare ka nisur në orën 11:00, teksa deputetët e PD me në krye Sali Berishën i janë drejtuar foltores së Kuvendit. Kryetarja e parlamentit i ka tërhequr vëmendjen, por Berisha i rrethuar nga deputetët e PD ka bllokuar foltoren.

VIDEO

 

Rreth tij është mbledhur dhe garda. Ditën e sotme, 16 deputetë të PD-së, mes tyre Berisha i kërkuan Kuvendit të ndryshonte rendin e ditës për të futur si çështje të parë çështjen “McGonigal” dhe mbledhjen e konferencës së kryetarëve në orën 11:00, por kjo kërkesë nuk u pranua. Kjo gjë ka sjellë dhe acarimin e deputetëve të PD-së.

Nikolla: S’ka nevojë që të vini të gjithë zoti Noka. Keni vetëm 3 minuta, shikoni rregulloren.

Gjithsesi Berisha vijoi të fliste për çështjen McGonigal.
Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se oligarku rus Deripaska i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e konomisë shqiptare. Ai akuzoi Damian Gjiknurin si zëdhënës të interesave ruse në Shqipëri.

“Nuk mund të ketë sot debat tjetër përveç këtij debati. Shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën. Edi Rama të vijë këtu të japë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA.

Çfarë doni më shumë se kaq? A e dini kush ishte McGonigal, funksioni i tij, që i çuat ju paratë e kompanive të oligarkut rus. E dini ju se Deripaska i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare.
A e dini ju se Damiani juaj është zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri”, tha Berisha.

Pas bllokimit për 30 minuta të foltores dhe tërheqjes disa herë të vëmendjes, Nikolla i njoftoi përjashtimin nga seanca.

Nikolla: Jeni për masën e tretë që është përjashtim nga seanca

Berisha: Ne do e mbajmë fjalën deri nesër në drekë. Mbylle, ikni po të doni, Ne do u flasim shqiptarëve.

Nikolla: Jeni i përjashtuar, lironi foltoren! Berisha ju lutem lironi sallën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deputetët e PD-së kanë reaguar duke i rënë tavolinave dhe kanë mbajtur fjalime në foltore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSIA SULME MASIVE/ Ukrainasit dynden drejt stacioneve të metrove
Previous article U THIRR NË SPAK/ Shkëlzen Berisha: Prokuroria të flasë për kaligrafinë e faksit të Aldo Bumçit. Biseda me Mediun për…

s.autor

Postime të ngjashme

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete Aktualitet

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

OPERACION I MADH NË SHKODËR/ Zbulohet laboratori nëntokësor me hyrje të kamufluar! 10 të arrestuar, mes tyre edhe 2 gra, 170 kg drogë dhe… Aktualitet

OPERACION I MADH NË SHKODËR/ Zbulohet laboratori nëntokësor me hyrje të kamufluar! 10 të arrestuar, mes tyre edhe 2 gra, 170 kg drogë dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT