• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TI PO VDES, PENDOHU DHE FOL”/ Klinika dhe familjarët apel Messina Denaros, gjenden syzet ikonike të “Padrinos”
Home
Nderkombetare

“TI PO VDES, PENDOHU DHE FOL”/ Klinika dhe familjarët apel Messina Denaros, gjenden syzet ikonike të “Padrinos”

26 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Të ka mbetur pak për të jetuar, pendohu dhe fol!”. Është ky apeli i lëshuar ndaj bosit të “Cosa Nostra-s”, Matteo Messina Denaro, nga drejtuesit e klinikës në Palermo të Italisë ku ai kurohej për tumor. Alessia Randazzo, përgjegjëse ligjore e strukturës shëndetësore përmes një postimi në rrjete sociale konfirmoi se nuk ka asnjë skemë terapie në botë që mund ta shërojë atë nga sëmundja e rëndë.

“Duke bërë një jetë, të cilën nuk e meriton, secili prej horroreve të tua janë pasqyruar përmes rrugës së sëmundjes. Por tani fol. Bëjë tani që e di se nuk të ka mbetur dhe shumë për në momentin kur ai fëmijë I vogël dhe të gjithë viktimat e tjera të të dalin përpara”, shkroi Randazzo. “Më duhet t’i them vetëm një gjë zotit Andrea Bonafede: nëse duke marrë një jetë që nuk e meriton, në rrugën e sëmundjes e kishe pasqyruar veten në çdo gabim, tani fol, bëje tani që dije se nuk do të kalojë shumë dhe ai fëmijë (i vogli Giuseppe Di Matteo që gjithashtu u vra me urdhër të Messina Denaro-s, ed) dhe të gjithë të tjerët që do t’i gjeni para jush”.

I njëjti apel ndaj kryemafiozit Matteo Messina Denaro është lëshuar edhe nga shumë prej familjarëve, të cilët me dëshpërim kërkojnë prej 30 vitesh përgjigje por edhe drejtësi për humbjen në mënyra makabre të të dashurve të tyre. “Dëshiroj të mësoj të vërtetën”, ulëriti me sytë e mbushura në lot, babai i Claudio Domino të vrarë me një plumb në kokë në moshën 11-vjeçare.

Teksa të gjithë presin që bosi i “Cosa Nostra-s” të hapë gojën për të rrëfyer makabritetet, policia italiane vijon hetimet për të grumbulluar sa më shumë prova. Karabinierët gjetën dhe sekuestruan syzet ikonike të “Padrinos” siçilian në shtëpinë e familjes së Matteo Messina Denaro, bashkë me një shishe shampanje dhe disa libra për mafian. 60-vjeçari u arrestua më 16 janar, pas 30 viteve në arrati, në qytezën e Campobello di Mazara. Policia italiane atje zbuloi dhe 3 bunkerë të fshehtë dhe një sërë dokumentesh.

/a.r

“Ti po vdes, pendohu dhe fol!”, klinika dhe familjarët apel Messina Denaros, gjenden syzet ikonike të “Padrinos”“Ti po vdes, pendohu dhe fol!”, klinika dhe familjarët apel Messina Denaros, gjenden syzet ikonike të “Padrinos”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit të Punëve të Brendshme: Ç’më tha Enveri ditën kur u arrestua Koçi Xoxe, dhe si ia dorëzoi...
Previous article LUFTA/ Zelensky apel vendeve perëndimore: Dërgoni tanket sa më shpejt

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT