• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA RUSE/ BE rrit me 500 milionë euro ndihmën ushtarake për Ukrainën
Home
Nderkombetare

LUFTA RUSE/ BE rrit me 500 milionë euro ndihmën ushtarake për Ukrainën

24 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministrat e Jashtëm të BE-së bien dakord për ndihma të mëtejshme ushtarake për Ukrainën. Varshava do t’i kërkojë zyrtarisht Berlinit miratim për transferimin nga arsenali i saj i tankeve gjermane ‘Leoprad‘ në Ukrainë.

Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan (23.01.2023) në Bruksel një ndihmë të mëtejshme prej 500 milionë eurosh, përmes së cilës do të financohen blerjet e përbashkëta të armëve dhe municionit, bëjnë të ditur diplomatët. Kësisoj që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës shuma e vënë në dispozicion arrin në 3,6 miliardë euro.

Këto para dalin nga një fond i posaçëm në buxhetin e BE-së, i ashtuquajturi fond për facilitetin e paqes, në të cilin Gjermania si ekonomia më e madhe në grupin e 27 vendeve financon rreth një të pestën e fondit. Përveç kësaj ministri i Jashtëm Ukrainas Dmytro Kuleba i lidhur përmes video-konferencës u ka kërkuar homologëve të tij në BE tanke, sanksione të mëtejshme kundër rusëve dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, sikurse shkruan ai vet në rrjetin e komunikimit Twitter. “Ne na duhen hapa të guximshëm e me vendosmëri, për të siguruar fitoren e Ukrainës më 2023”, thekson ai.

Deutschland Kampfpanzer vom Typ Leopard 1

Tanket e prodhimit gjerman tip Leopard

Ministrat e Jashtëm të BE-së u konsultuan gjithashtu për paketën e 10-të sanksioneve kundër Rusisë, që do të miratohet në njëvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt. Sipas diplomatëve është parashikuar ndër të tjera që të vendoset një tavan për çmimin e naftës dhe derivateve të saj. Për këtë është i nevojshëm një vendim unanim mes vendeve anëtare.

Polonia do të paraqesë kërkesë zyrtare për transferimin e tankeve gjerman “Leopard” Në debatin për furnizimin e Ukrainës me tanket gjermane të tipit “Leopard” po bëhen lëvizje: Polonia do t’i kërkojë lejen qeverisë gjermane, që të miratojë dërgimin nga Varshava të tankeve “Leopard” nga arsenali i saj në Ukrainë. Këtë e vuri në dukje kryeministri polak, Mateusz Moraviecki. Ai nuk përmendi një datë konkrete se kur do të shtrohet kjo kërkesë.

Më parë erdhi deklarata e ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock, sipas së cilës qeveria gjermane nuk do ta pengojë furnizimin e tankeve Leopard në Ukrainë përmes Polonisë. Duke folur në intervistë me televizionin francez LCI, Baerbock tha, se “nëse na pyesin, nuk do të nxjerrim pengesa”, por “deri tani nuk na kanë pyetur për këtë”. Krahas Polonisë edhe Finlanda është shprehur e gatshme të dërgojë tanke Leopard nga arsenali i saj në Ukrainë. Por meqënëse këto tanke janë prodhim gjerman, është i nevojshëm miratimi i qeverisë gjermane për furnizimin e këtyre arsenaleve në vende të treta

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Bie zjarr në tarracën e një pallati në Gjirokastër
Previous article LIDHJA ME OLIGARKUN RUS/ Ish-zyrtari i FBI-së akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT