Një aksident i rëndë është shënuar në Kos të Greqisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Mediat bëjnë me dije se për shkak të shpejtësisë së lartë, makina ku po udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një murë duke përfunduar në oborrin e një shtëpie.
25-vjeçarja e ulur në sediljen e pasme ka gjetur vdekjen dhe kanë mbetur të plagosur rëndë pasagjeri 40-vjeçar dhe drejtuesi i mjetit. 40-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë.
Dy të vdekurit, emigrantë me origjinë ruse, ishin çift dhe jetonin në Kos. Pas përplasjes në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse dhe EKAV, për nxjerrjen e personave nga makina.







