Reshjet e dendura të borës kanë sjellë vështirësi në qarkullim e automjeteve në disa zona. Aktualisht mësohet se rrugët janë të qarkullueshme me përjashtim të aksit Qafë Thorë-Theth te pjesa e tuneleve për shkak të ortekëve të borës.
Mësohet se gjatë pasdites së djeshme është hequr orteku i parë, ndërsa pritet të pushojnë reshjet e borës për të pastruar të dytin.
Edhe ditën e djeshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ky aks ishte i bllokuar nga rënia e ortekëve. Reshjet kanë sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës.


