• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK NDALET LUFTA/ Ushtria ruse sulmon nga ajri Bahmutin
Home
Botë

NUK NDALET LUFTA/ Ushtria ruse sulmon nga ajri Bahmutin

22 January, 2023 s.autor Botë

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë avancimin e tyre në qytetin strategjik të Bahmutit. Ky qytet gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donbasit. Në mbarë vendin, 27 sulme ajrore dhe 55 granatime u raportuan më 21 janar tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Shtabi shtoi se përdorimi i dronëve kamikazë dhe i raketave vazhdon të mbeten kërcënim për mbarë Ukrainën.

Afër Bahmutit, ku për javë të tëra ka pasur luftime të ashpra, forcat ruse “po rrisin intensitetin e përdorimit të aviacionit”, por po “mbrojnë veten” në disa zona në Ukrainë, tha ushtria ukrainase më 22 janar. Më shumë se 11 muaj që kur ka nisur pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës, luftimet janë përqendruar në Bahmut, në afërsi të qytetit Kermina në verilindje dhe në rajonin jugor të Zaporizhjës.

Kievi i ka bërë thirrje partnerëve të tij perëndimorë që t’i ofrojnë më shumë armatim, përshirë tanke të rënda, pasi Rusia duket se po bëhet gati për një operacion të shkallës së gjerë që do të shkojë përtej rajonit të Donbasit. Bazuar në njoftimet e bëra së fundmi për reforma në ushtri, Moska po ashtu po përgatitet që ta zgjerojë kërcënimin ushtarak konvencional përtej luftës në Ukrainë, ka thënë inteligjenca britanike.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë e bëri këtë vlerësim në janar, kur komentoi njoftimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se reformat do të shtonin 1.5 milion personel ushtarak brenda tre vjetësh dhe do të rivendoseshin dy rrethe ushtarake në Rusi.

 

Planet “sinjalizojnë se lidershipi rus ka shumë të ngjarë të vlerësojë se një kërcënim i zgjeruar ushtarak konvencional do të zgjasë për shumë vite, përtej luftës aktuale në Ukrainë”, tha inteligjenca britanike. Megjithatë, Britania shtoi se “Rusia ka shumë të ngjarë që të ketë vështirësi të gjejë staf dhe pajisje për të realizuar këtë zgjerim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASHURIA PËRTEJ DERËS/ "Thyhet" Kiara Tito, afrohet te dera për të folur me Luizin: Jam vetëm
Previous article SHPËRNDANIN DROGË NËPËR TIRANË/ Arrestohen tre të rinj, mes tyre një 17-vjeçar. Në kërkim bashkëpunëtori

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT