• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDODH NË ANGLI/ Dhjetëra fëmijë azilkërkues rrëmbehen në hotelin e “Home Office”, 136 të zhdukur në muajt e fundit
Home
Nderkombetare

NDODH NË ANGLI/ Dhjetëra fëmijë azilkërkues rrëmbehen në hotelin e “Home Office”, 136 të zhdukur në muajt e fundit

22 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Dhjetëra fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer nga bandat në një hotel në Brighton të Britanisë së Madhe, një ngjarje që mesa duket po përsëritet në të gjithë bregun jugor, sipas një hetimi të “Observer”. Një person që punon për “Home Office” përshkruan fëmijë që rrëmbehen në rrugën jashtë hotelit dhe futen në makina.

“Fëmijët po merren nga jashtë ndërtesës, po zhduken dhe nuk po gjenden. Trafikantët i marrin ata nga rruga”, tha burimi, citon The Guardian. Home Office është paralajmëruar vazhdimisht nga policia se fëmijët azilkërkues pa prindër ose kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Rreth 600 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar në hotelin “Sussex” në 18 muajt e fundit, me 136 të raportuar të zhdukur. Më shumë se gjysma e tyre, rreth 79, ende nuk janë pagjetur. Sekretarja e brendshme, Yvette Cooper, e përshkroi zbulimin si “me të vërtetë të tmerrshëm dhe skandaloz” dhe i bëri thirrje qeverisë të zbulonte se sa fëmijë ishin zhdukur dhe çfarë po bëhej për t’i gjetur ata.

“Suella Braverman ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të përsëritura që i janë dhënë në lidhje me masat mbrojtëse krejtësisht të papërshtatshme për fëmijët në kujdesin e tyre”, tha ajo.

Informatori foli gjithashtu me dëshmitarë nga një hotel i ngjashëm i drejtuar nga “Home Office” në Hythe, Kent, duke vlerësuar se 10% e të rinjve zhdukeshin çdo javë. Të dhënat e zbuluara në tetor treguan se 222 fëmijë të pashoqëruar azilkërkues mungonin në hotelet e drejtuara nga Home Office.

Ministrat pranuan se nuk kishin asnjë ide për vendndodhjen e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMIA TRONDITËSE e beratasit që u dënua me 25 vite burg: Pësova goditje nervore në qelitë e Gjirokastrës, luaja dhe haja bukë me minjtë
Previous article PËRMBYTJET NË SHKODËR/ Si paraqitet situata në disa njësi. Zonat problematike

s.autor

Postime të ngjashme

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit Botë

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit Botë

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT