• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY ATENTATET E NJËPASNJËSHME QË NDEZËN HASMËRINË/ Prita ndaj Plarent Dervishajt 4 muaj para se të bëhej atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja
Home
Breaking News

DY ATENTATET E NJËPASNJËSHME QË NDEZËN HASMËRINË/ Prita ndaj Plarent Dervishajt 4 muaj para se të bëhej atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja

21 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Aleksandër Laho, i njohur edhe si Pëllumb Muharremi, që të gjithë e thërrasin Rrumi i Shijakut, duket se është në mes të përplasjeve të përgjakshme mes grupeve që i morën jetën Andi Malokut dhe plagosën rëndë ish prokurorin e Durrësit.

Emri i tij doli te një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në vendin tonë, teksa dhunoi barbarisht në mes të rrugës, në sy të gruas dhe vajzës, një biznesmen të huaj që kishte ardhur të investonte në Gjirin e Lalzit.

Emri i tij u përfol si i përfshirë, por nuk u vu në pranga sot e asaj dite për atë ngjarje të rëndë, për të cilën mediat e huaja shkruan jo pak.

Po përveç tokave në Lalz, dyshohet se në lojën e mafies së tokave ka hyrë edhe zona e Hamallajve, duke bërë të mundur kështu që thuajse të gjitha përplasjet të kenë si shkak parësor këtë përplasje.

Por ndërsa ‘Rrumi’ vijon të jetë i paprekshëm ende nga policia për asnjë prej ngjarjeve për të cilat vetëm i lakohet emri, grupi i Plarent Dervishit sipas policisë është fuqizuar dhe ka vendosur ta godasë Rrumin në pasditen e 1 nëntorit të 2019-s duke i marrë jetën Andi Malokut dhe duke plagosur shënjestrën e tyre, por edhe prokurorin që gjendej në të njëjtin mjet me ta.

Sipas të dhënave që prokuroria ka shqyrtuar prej shumë kohësh, bëhet me dije se ekzistojnë dyshime se atentati i ndodhur me 1 nëntor të 2019-s është pasues i një prite fatale të ngritur në Koxhaj të Shijakut ndaj Plarent Dervishit dhe dy miqve të tij, Juljan Meçaj dhe Bashkim Haxhia, ku ky i fundit është vënë në pranga, ndërsa Meçaj është shpallur në kërkim.

ATENTATI I QERSHORIT 2019

Mesditën e 20 qershorit të para 4 viteve u bë me dije se në Koxhaj të Shijakut ka ndodhur një atentat.

Policia sigurisht që vonoi jo vetëm për të dhënë detaje, por edhe për të shkuar në vendin e ngjarjes. Dy atentatorë me dy kallashnikovë i zunë pritë “Range Rover”-it me ngjyrë të zezë teksa dilte nga një kantier ndërtimi, ku u bë me dije se një skuadër punëtorësh po ndërtonin shtëpi për Plarent Dervishin, ndaj të cilit sot ekzistojnë dy urdhër arreste ndërkombëtare.

Në mjetin e Dervishajt udhëtonin edhe dy miqtë e tij, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhia. Ajo që u mësua më vonë për këtë ngjarje të rëndë, bëri të mundur që policia të mos hidhte dritë nga asnjë shkak apo të dyshuar për ngjarjen. U tha se Juliani u plagos, ndërkohë që në spital e dërgoi me makinë rasti Bashkim Haxhia, duke e lënë të vetëm në rrugë Dervishajn.

Nga dëshmitë e dhëna nga të tre personat nuk u dha asnjë detaj tjetër përveç aq sa kishin parë. Policia gjeti më vonë BMV-në e autorëve në flakë, ndërkohë u bë me dije se një ‘Golf 6’ i kishte marrë dy atentatorët dhe shoferin e BMV së nga Shënavlashi ku edhe u dogj makina e pritës.

Policia në fakt aso kohe arrestoi për posedim armësh Haxhiajn dhe Meçajn pasi ata iu përgjigjen me shkëmbim zjarri pritës. Por siç u mësua më vonë, në të njëjtin vend vetëm pak çaste para se sa të ndodhte atentati kishte kaluar edhe i biri i Dervishajt, që për fat nuk është qëlluar nga prita.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Çelsi nuk ka të ndalur në merkato, “Blutë” transferojnë sulmuesin 20-vjeçar për 35 milionë euro
Previous article ISHTE NISUR PËR PUNË/ Aksidentohet rëndë në vijat e bardha 55-vjeçarja ne Berat, drejtuesi i mjetit...

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT