• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDODH DHE KJO/ U kap pa rrip sigurimi në makinë, policia ndëshkon kryeministrin britanik, gjoba…
Home
Nderkombetare

NDODH DHE KJO/ U kap pa rrip sigurimi në makinë, policia ndëshkon kryeministrin britanik, gjoba…

20 January, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Policia e Lancashire në Mbretërinë e Bashkuar ka gjobitur kryeministrin Rishi Sunak, pasi ai u filmua duke mos vendosur rripin e sigurimit, ndërsa ishte pasagjer në një makinë në lëvizje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, policia e Lancashire njofton se 42-vjeçari është gjobitur sipas ligjeve në fuqi. Kujtojmë se në Britaninë e Madhe, nëse dikush kapet duke mos mbajtur rripin e sigurimit gjobitet deri në 500 paund.

Në rastin konkret nuk dihet se sa është gjobitur kryeministri britanik, i cili ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se ishte një “gabim gjykimi” që hoqi rripin e sigurimit për të filmuar një video në rrjetet sociale.

Z. Sunak “pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe kërkon falje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i tij, teksa shtoi se kryeministri “beson se të gjithë duhet të vendosin rripin e sigurimit”.

Në klipin, i cili zgjat rreth një minutë, Z. Sunak të shihet duke iu drejtuar kamerës, ndërsa makina e tij u shoqërohet me motoçikletat e policisë që shfaqen shkurtimisht në sfond.

Mosvendosja e rripit të sigurimit në Angli sjell një gjobë maksimale prej 500 paund. Por ka disa përjashtime, si p.sh. kur një makinë përdoret për shërbime policie, zjarrfikëse dhe shpëtimi, dhe për çështje të certifikuara mjekësore.

Pasagjerët e kapur duke mos vendosur rripin e sigurimit kur është i disponueshëm mund të gjobiten në vend me 100 paund dhe kur çështja shkon në gjykatë, gjoba mund të rritet në 500 £.

Qeveria ka forcuar rregullat e rripit të sigurimit për shkak se shifrat e fundit të Departamentit të Transportit, treguan se rreth 30% e njerëzve të vrarë në makina në rrugë në vitin 2021 nuk e kishin vënë atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DAILY MAIL" NUK U NDAHET SHQIPTARËVE/ Publikon fotot e trafikantëve: 18 deri në 26 mijë euro rruga nga Shqipëria në Angli me kamion...
Previous article PAS 2 DEKADASH/ JLo zbulon se çfarë ndodhi para martesës së saj me Ben Affleck

F.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT