• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM I ZHYTUR NË BORXHE”/ U kap në fermën e kanabisit në Angli, dënohet me 22 muaj burg 30-vjeçari shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

“JAM I ZHYTUR NË BORXHE”/ U kap në fermën e kanabisit në Angli, dënohet me 22 muaj burg 30-vjeçari shqiptar

19 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar në Angli është dënuar me 22 muaj burg pasi u kap duke ruajtur bimë kanabisi me vlerë deri në 848,000 paund në Angli në një fermë kanabisi. Mediat britanike shkruajnë se ai është 30-vjeçari Arnold Hazizi.

Oficerët e policisë britanike gjatë kontrollit të ‘fabrikës së kanabisit’  hynë në pronë hasën një derë të përforcuar, grila çeliku dhe një alarm. I varur nga dera e përparme ishte një çelës me një fole alarmi. Hazizi, i cili ishte i vetmi person brenda tentoi të arratiset duke u ngjitur përmes paneleve të çatisë në çatinë e sheshtë të një fqinji, hodhi 2 celularë, por u arrit të kapej nga policët.

Një pjesë e ndërtesës Conrad ku u kap 30-vjeçari ishte shndërruar në një fabrikë të madhe kanabisi, me 1010 bimë, të cilat në tregun e paligjshëm kapnin vlerën e 283,000 dhe 848,400  paundëve, ku vetëm pajisjet e instaluara kishin vlerën e 12 mijë paundëve.Gjatë seancës gjyqësore, Hazizi deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në  fermën e tij familjare, por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe. Ai pretendoi se qëndroi fillimisht te një mik i tij i quajtur Miri në Mançester dhe punoi për të.

 “Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri”, ka deklaruar ai.

Avokati i 30-vjeçzrit shqiptar, Simon Killeen tha se klienti i tij rrezikohet në Shqipëri sepse ka shumë borxhe.

“Ai ka një grua, një fëmijë dhe prindërit atje. Erdhi në Angli në Janar të 2022-it. Rrezikohet në Shqipëri”, tha Killeen.

Gjykatësi tha se çështja e dëbimit u përket autoriteteve të tjera, por mendimi i tij ishte që i pandehuri të dëbohet në momentin e lirimit nga burgu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI PËR VRASJEN E KREUT TË LDK-SË/ Zemaj: S’kam asgjë personale me askënd
Previous article SHI ME INTESITET TË LARTË DHE BORË NË ZONAT MALORE/ Si do të jetë moti sot

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT