• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANI PËR VRASJEN E KREUT TË LDK-SË/ Zemaj: S’kam asgjë personale me askënd
Home
Breaking News

PLANI PËR VRASJEN E KREUT TË LDK-SË/ Zemaj: S’kam asgjë personale me askënd

19 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka zbuluar detaje lidhur me planifikimin e atentatit ndaj tij dhe Lumir Abdixhikut, Avdullah Hotit dhe Arben Gashit. Zemaj është shprehur se motivet e këtij atentati janë politike, pasi siç tha ai, nuk ka asgjë personale me askënd, raportojnë mediat në Kosovë.

“Gjithcka ka qenë në koordinim me policinë e Kosovës, gjatë këtyre 24 orëve ka dalë si informacion dhe është bërë publike këtë fazë pak më të hershme. Nuk po dua të jem i rezervuar jam jurist me profesion dhe dua t’i ruaj disa gjëra derisa të ketë prononcim nga policia e prokuroria.

Nëse ekziston një mendësi në Kosovë se dikush duhet të eliminohet politikisht se përse është kundërshtarë I dikujt këtu në Kosovë ose pse i takojnë LDK-së, e shihen si kuadro që mund të udhëheqin të ardhmen me Kosovën kjo s’do koment. Nëse ata evidentohen sigurisht ata duhet trajtohen edhe në aspektin personal

Nga ajo çka është thanë motivet mund të jenë puro politike, sepse privatisht nuk kemi asgjë me askënd”, ka thënë Zemaj. Ditën e djeshme u raportua se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe 3 deputetë të kësaj partie ishin objektiv i një atentati.

Nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala u shpreh se informacionet për këtë plan i kanë mësuar nga përgjimet e disa bisedave të kryera nga shërbimet e një vendi të BE. Shala tha në të plan janë të përfshira dy organizata, njëra në Kosovë dhe tjetra jashtë saj, që ka marrë përsipër financimin e këtij plani.

Në një përgjigje për televizionin Klan Kosova, policia tha se i ka marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast kërcënimi për jetën. “Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJET E DENDURA TË SHIUT/ Disa rrugë mbulohen nga uji në Lezhë, probleme dhe në shkolla
Previous article "JAM I ZHYTUR NË BORXHE"/ U kap në fermën e kanabisit në Angli, dënohet me 22 muaj burg 30-vjeçari shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së Aktualitet

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT