• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SERBISË I BËHET THIRRJE QË…”/ Parlamenti Evropian kërkon parandalimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan: Të përshpejtohet procesi i zgjerimit
Home
Botë

“SERBISË I BËHET THIRRJE QË…”/ Parlamenti Evropian kërkon parandalimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan: Të përshpejtohet procesi i zgjerimit

18 January, 2023 s.autor Botë

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg është votuar Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian.

Kjo rezolutë fokus kryesor e ka forcimin e rolit të BE-së në botë dhe përgjigjen që duhet dhënë në rrethanat e reja ndërkombëtare, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në tekstin e rezolutës, që ishte miratuar së pari në Komisionin e Politikës së Jashtme, u propozua që në disa fusha në politikën e jashtme, Bashkimi Evropian të votojë me shumicë të kualifikuar, e jo me konsensus, në mënyrë që votimi të jetë më efikas.

Në disa pjesë të Rezolutës përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, prej ku kërkohet që BE-ja të përshpejtojë procesin e zgjerimit, si me vendet kandidate, ashtu edhe me kandidatët potencialë.

Gjithashtu, përmes kësaj rezolute kërkohet që sa më parë të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, si dhe përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.

Në disa pjesë të tekstit përmendet ndikimi negativ i Rusisë në rajonin e Ballkanit, me synim të destabilizimit të rajonit, dhe bëhet thirrje që të parandalohet ky ndikim.

Në mënyrë të veçantë në tekst i bëhet thirrje Serbisë, e cila është vend kandidat për anëtarësim në BE, që të respektojë vlerat evropiane dhe të përshtasë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të jetë shteti i vetëm në rajon i cili nuk i ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.

Po ashtu, thuhet se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë do të bëhet vetëm pasi ky shtet të jetë në linjë të njëjtë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Parlamenti Evropian nënvizon se të gjitha vendet që duan të bashkohen me BE-në duhet në tërësi të përshtaten me vlerat themelore dhe politikat e përbashkëta lidhur me agresionin e paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në tekst.

Rezoluta bën thirrje edhe për masa ndaj atyre që rrezikojnë unitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe kërkohen sanksione ndaj liderit të Republikës Sërpska në Banjallukë, Millorad Dodik.

“Parlamenti Evropian përsërit thirrjen për miratimin e sanksioneve specifike kundër akterëve destabilizues në Bosnjë e Hercegovinë, përfshirë edhe ata që rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial, posaçërisht ndaj Millorad Dodikut”, thuhet në këtë tekst dhe bëhet thirrje që vendet anëtare sa më parë të miratojnë këto sanksione.

Ndonëse nuk përmendet me emër në tekstin e rezolutës, nga Komisioni Evropian kërkohet që të nisë hetime të brendshme ndaj Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, për shkak të raporteve se ai ka “ndërhyrë për të anashkaluar shkeljen e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në disa vende kandidate”.

“Parlamenti Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, me qëllim bën përpjekje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtarësimit”, thuhet në tekst./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Putin i vendosur: Fitorja në Ukrainë është e pashmangshme, nuk kam asnjë dyshim për këtë
Previous article MISTER FATI I 26-VJEÇARIT/ U përplas me makinë dy ditë më parë në Urën e Mbrostarit, kërkime intensive në ujërat e Semanit

s.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT