• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MISTER MBI FATIN E TË ZHDUKURIT NË MBROSTAR/ Sot rinisin sërish kërkimet për 26-vjeçarin
Home
Aktualitet
Kronikë

MISTER MBI FATIN E TË ZHDUKURIT NË MBROSTAR/ Sot rinisin sërish kërkimet për 26-vjeçarin

17 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zhdukja pa gjurmë e të riut në urën e Mbrostarit në Fier, i cili po kthehej nga Gjermania për në familjen e tij, është mbuluar me një mister të frikshëm.

Palombarët e RENEA-s e kaluan edhe ditën e djeshme në ujërat e Semanit me shpresën se do të gjenin një shenjë të mjetit që dyshohet se ka rënë në lumë, por sërish e mbyllën ditë pa asnjë rezultat.

Ndërkohë më në fund në lojë kanë hyrë edhe policia dhe prokuroria, për të nisur hetime konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë që RENEA dhe kërkuesit e lumit janë kthyer në banesa për të rifilluar sërish ditën e sotme sapo të zbardhë dita. Por ajo që e ndërlikon edhe më tepër kërkimin për të riun, të zhdukur pa gjurmë tashmë që prej mëngjesit të së dielës, janë shirat që do të bien përgjatë gjithë natës dhe frikës që Semani mund të bëhet i papërballueshëm për kërkimet e palombarëve dhe të të gjithë banorëve të zonës të cilët iu kanë bashkuar familjes Lika dhe policisë për t’i ndihmuar, kryesisht me njohuritë që ata kanë për rrjedhën e lumit.

Ndërkohë kanë nisur edhe dyshimet nëse i riu mund të jetë zhdukur vetë apo mund t’i ketë ndodhur ndonjë incident i papritur! Ndërkohë, ditën e djeshme, një trup i pajetë është gjendur në rrjedhën e lumit Osum në Berat. Policia bëri me dije se familja dhe Policia ishin në kërkim të tij, pasi ishte denoncuar zhdukja e tij.

KËRKIMET

Kështu që vazhdon të mbetet mister fati i 26-vjeçarit, Mateo Lika, i cili prej të dielës ka humbur kontaktet me familjarët, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë nëse automjeti është në ujërat e lumit Seman apo pas përplasjes me parmakët e urës është larguar që aty. Ta dyja pistat vazhdojnë ende të jenë nën hetimin e bluve të Fierit, ndërsa kontrollet si në ujërat e lumit Seman ashtu edhe në zonat përreth vijojnë prej së dielës. Kërkimet në Seman u ndërprenë pasditen e së hënës, edhe pas përdorimit të magnetit, për të rifilluar sërish të martën. Telefoni i 26-vjeçarit vijon të jetë i fikur dhe vendndodhja e tij dhe automjetit të marrë me qira bëhet edhe më i vështirë. Makina nuk ka qenë e pajisur me GPS, ndërsa nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e Mateo Likës. Fakti që deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim tjetër, çon që të mendohet se 26-vjeçari mund të ishte duke udhëtuar i vetëm. Në pyetje janë marrë të njohur të të riut e kontaktet e këtij të fundit për të mësuar lëvizjet përpara se të zhdukej.

GJENDET I PAJETË I RIU NË OSUM

Policia e Beratit bëri me dije ditën e djeshme se një 32-vjeçar i cili ishte deklaruar i humbur nga familja e tij është gjetur në ujërat e lumit Osum. “Rreth orës 15:00, në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, Jurgen Merkaj 32 vjeç, banues në Berat”. Për ikjen e Jurgenit nga shtëpia u tha se kanë bërë kallëzim në Polici familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa. Trupi i pajetë i 32- vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në morgun e spitalit të Beratit, për ekzaminime të mëtejshme. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës u bë me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor saktësoi se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO LUAN ME SHPIRTRAT DHE MENDJEN E TYRE"/ Luizi-Oltës: Do vuash me shpirt
Previous article RRËSHQITJE GURËSH DHE DHERASH NGA MOTI I KEQ/ Bllokohet rruga e Prekalit në Shkodër

s.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT