• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO MË MOHOHEN ILAÇET NË BURG”/ Rriten shqetësimet mbi gjendjen shëndetësore të kundërshtarit të ashpër të Putinit
Home
Botë

“PO MË MOHOHEN ILAÇET NË BURG”/ Rriten shqetësimet mbi gjendjen shëndetësore të kundërshtarit të ashpër të Putinit

14 January, 2023 s.autor Botë

Gjermania iu është bashkuar thirrjeve që lideri opozitar rus, Alexei Navalny të marrë trajtim të duhur shëndetësor, pas shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij. Ky reagim vjen pasi rreth 500 mjekë rusë kanë nënshkruar një letër të hapur për presidentin rus, Vladimir Putin, duke u kërkuar autoriteteve të burgut që të ndalin “abuzimin” ndaj Navalnyt.

Avokati i Navalnyt ka thënë se ai është vizituar së fundi nga një mjek, mirëpo nuk i janë siguruar ilaçet që i duhen. Navalny ka thënë se po i mohohet kurimi me ilaçet bazike. Berlini ka bërë thirrje po ashtu edhe për lirimin e Navalnyt, duke thënë se burgosja e tij është bazuar “në një vendim të motivuar politikisht”.

Ai është në burg prej dy vitesh. Navalny është arrestuar në janar të vitit 2021, pak pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar për sulmin që i ka ndodhur me agjent nervor në Siberi.

Të enjten, zëdhënësi i Këshillit amerikan për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se Shtetet e Bashkuara ndajnë shqetësimet e mjekëve rusë për gjendjen e Navalnyt, dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Navalny, 46-vjeçar konsiderohet ndër figurat kyçe kundër Putinit. Ai është dënuar fillimisht me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, dhe më pas i janë shtuar edhe nëntë vjet më shumë, me arsyetimin e mashtrimeve. Vetë Navalny i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIEVI SULMOHET ME RAKETA/ Zyrtarët ukrainas thirrje banorëve: Qëndroni në strehimore
Previous article ARRESTOHET 21-VJEÇARI NË TIRANË/ Tregtonte gaz të kontrabanduar dhe fshihte të ardhurat

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT