• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET 21-VJEÇARI NË TIRANË/ Tregtonte gaz të kontrabanduar dhe fshihte të ardhurat
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET 21-VJEÇARI NË TIRANË/ Tregtonte gaz të kontrabanduar dhe fshihte të ardhurat

14 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një  21-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi është kapur duke tregtuar gas të kontrabanduar në një ambient të përshtatur.

Shtetasi me iniciale F.M, në këtë mënyrë fshihte edhe të ardhurat e përfituara nga ky aktivititet.

Gjatë kontrolleve është sekuestuar një depozitë me 1500 litra gaz, një pompë karburati dhe 25 bombola gazi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Metalic”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë.

Tregtonte gaz të kontrabanduar, në një ambient të përshtatur, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga 21-vjeçari.

Sekuestrohen një depozitë me 1500 litra gaz, një pompë karburanti dhe 28 bombola gazi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Metalic”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 21 vjeç, banues në Babrru.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., në lagjen “Skënderbeu”, në Babrru, kishte përshtatur një ambient në të cilin tregtonte gas të kontrabanduar dhe këtë aktivitet nuk e kishte deklaruar në organet kompetente.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u konstatua një pompë karburanti dhe një depozitë metalike, e mbushur me 1500 litra gaz, që dyshohet se është i kontrabanduar, si dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO MË MOHOHEN ILAÇET NË BURG"/ Rriten shqetësimet mbi gjendjen shëndetësore të kundërshtarit të ashpër të Putinit
Previous article TË PAKTËN 22 SHTETE/ Rritet lista e vendeve që bllokojnë TikTok-un në SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT