• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SIMPTOMAT E PAZAKONTA TË DIABETIT/ Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen
Home
Shëndet

SIMPTOMAT E PAZAKONTA TË DIABETIT/ Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen

14 January, 2023 s.autor Shëndet

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Ndaj edhe AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë.

Periodontiti
Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre.

Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e zakonshme tek njerëzit me diabet sesa tek ata pa diabet.

Po ashtu, sëmundja mund të përparojë më shpejt dhe të jetë më e rëndë tek ata me diabet.

Marrëdhënia mes periodontitit dhe diabetit duket të jetë e dyanshme. Teksa diabeti mund të përkeqësojë periodontitin, periodontiti mund të jetë një faktor rreziku për rritjen e sheqerit në gjak (hiperglicemia), një faktor përcaktues i diabetit.

Inflamacioni kronik është një tjetër tipar i personave me diabet që vuajnë edhe nga kjo sëmundje serioze e mishrave të dhëmbëve.

Sepse inflamacioni mund të jetë një faktor kontribues në shkatërrimin e kockave që mbështesin dhëmbët. Megjithatë kjo është faza e fundit e sëmundjes së periodontitit.

Ndryshimet në lëkurë
Disa sëmundje të lëkurës mund të jenë shenja e parë që ju keni diabet.

Një shembull është acanthosis nigricans, që shfaqet si një njollë errët në lëkurë. Shpesh njolla është e trashë, dhe zakonisht zhvillohet në pjesën e pasme të qafës, sqetulla dhe ije.

Këto njolla mund të shfaqen edhe në duar, këmbë, bërryla dhe gjunjë, si pasojë e rritjes së niveleve të insulinës.

Gjithashtu ekzistojnë edhe lloje të tjera njollash, që kanë një teksturë të trashë, apo flluska që nuk shkaktojnë dhimbje, të cilat paralojmërojnë një rrezik të mundshëm për diabet.

Infeksionet e shpeshta
Infeksionet e shpeshta mund të ndodhin për shkak të një kombinimi të niveleve të larta të sheqerit në gjak. Kjo krijon një mjedis të përshtatshëm për rritjen e baktereve, duke dobësuar edhe përgjigjen imune.

Infeksionet më të zakonshme janë ato të traktit urinar, infeksionet bakteriale dhe kërpudhore.

Ndryshime në shikim
Sheqeri i tepërt mund të dëmtojë enët e vogla në sy dhe të shkaktojë ndryshime në lëngjet e syrit, duke ndikuar në qartësinë e shikimit.

Disa nga ndryshimet më të hershme të shikimit mund të përfshijnë shikim të turbullt ose probleme me shikimin e objekteve të largëta.

Nëse ky problem nuk adresohet, shikimi mund të përkeqësohet.

Ndryshimet në dëgjim
Diabeti dyfishon rrezikun e humbjes së dëgjimit për shkak të dëmtimit të nervit në veshë.

Sheqeri i lartë i gjakut, për periudha afatgjata, mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut dhe nervat në veshin e brendshëm.

Sheqeri i ulët periudha afatgjata, mund të dëmtojë mënyrën se si sinjalet nervore dërgohen nga veshi i brendshëm në tru.

Urinim i shpeshtë
Rritja e urinimit zakonisht shoqërohet me rritje të etjes dhe urisë si dhe humbje peshe.

Kjo shenjë mund të dallohet edhe tek fëmijët e vegjël, të cilët gjithashtu mund të preken tek diabeti.

Urinimi i shpeshtë, sidomos ai i pavullnetshm gjatë natës, mund të jetë një shenjë treguese.

Përfundimi
Nëse jeni duke përjetuar ndonjë simptomë të diabetit, veçanërisht nëse jeni në rrezik më të lartë për këtë sëmundje, vizita tek një mjek mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë po i shkakton simptomat tuaja.

Zbulimi dhe trajtimi i hershëm është i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës tuaj, reduktimin e rrezikut të komplikacioneve dhe zgjatjen ose parandalimin e përparimit të diabetit. /AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO TË PËRSHKALLËZOHET LUFTA? Britania pajtohet të dërgojë tanke në Ukrainë, fuqia e parë perëndimore që furnizon Kievin
Previous article DOSJA/ Ishte në dijeni se pagesa ishte kryer, por vijoi dhënien e parave, si i shkaktoi dëm buxhetit zyrtari i Financave dhe i kaloi...

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT