• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAZAKISTANI NDRYSHON LIGJ/ Familjarëve të liderit të kombit u hiqet imuniteti ligjor
Home
Botë

KAZAKISTANI NDRYSHON LIGJ/ Familjarëve të liderit të kombit u hiqet imuniteti ligjor

13 January, 2023 s.autor Botë

Ligjvënësit kazakë kanë miratuar një masë që anulon Ligjin për presidentin e parë – Liderin e kombit (Elbasy) – duke bërë që anëtarët e familjes së ish-presidentit autoritar të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, të mos kenë më imunitet ligjor.

Vendimi i 13 janarit erdhi dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kazakistanit anuloi ligjin “me kërkesën e ligjvënësve dhe në përputhje me referendumin e qershorit të vitit 2022, ku u vendos që emri i Nazarbaevit të hiqej nga Kushtetuta dhe u miratua vendimi që t’i hiqej statusi si Elbasy”.

Ligji në fjalë ishte miratuar në vitin 2000 dhe i ofronte Nazarbaevit dhe pjesëtarëve të familjes së tij shumë përfitime dhe imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale, me përjashtim të akuzave të lidhura me tradhti të lartë.

Edhe pse ligji është anuluar, Nazarbaev vetë ende vazhdon të ketë imunitet nga ndjekja penale, bazuar në ligjin për presidentët.

Parlamenti gjatë kësaj jave po ashtu ia hoqi Nazarbaevit statusin si anëtar i përhershëm i nderit në dhomën e lartë të Parlamentit, Senat.

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, që nga janari i vitit 2022 ka ndërmarrë një sërë vendimesh për të larguar nga skena politike Nazarbaevit.

Nazarbaev kishte udhëhequr ish-republikën sovjetike për tri dekada deri më 2019, kur dha dorëheqje.

Edhe pse ai zyrtarisht u dorëhoq si president, Nazarbaev vazhdoi të kishte fuqi si udhëheqës i Këshillit të Sigurisë. Ai po ashtu ka gëzuar fuqi të mëdha, që derivonin nga titulli “Elbasy”.

Edhe pas dorëheqjes së Nazarbaevit, shumë kazakë vazhduan të ishin të zemëruar lidhur me shtypjen që kishin përjetuar gjatë sundimit të tij.

Ky zemërim kulmoi në janarin e vitit të kaluar, kur protestat e paprecedentë kundër Qeverisë përfshin mbarë vendin. Protestat u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.

Protestat më pas u shndërruan në trazira vdekjeprurëse, teksa qytetarët protestuan kundër korrupsionit gjatë regjimit të Nazarbaevit dhe nepotizmit, që lejuan familjarët dhe miqtë e tij të pasuroheshin.

Toqaev më pas e largoi Nazarbaevin nga udhëheqja e Këshillit të Sigurisë, duke e marrë vetë këtë pozitë. Që atëherë, disa familjarë të Nazarbaevit dhe aleatë të tij janë larguar nga pozitat shtetërore ose kanë dhënë dorëheqje. Disa janë arrestuar nën akuza për korrupsion. Një prej nipave të Nazarbaevit është dënuar me gjashtë vjet burgim për korrupsion./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ENI ËSHTË MË SIMPATIK, NUK JE NDONJË BUKUROSH"/ Kejvina-Luizit: Hapi rrugë Kiarës, shikoje me Kristin...
Previous article TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË FIER/ Plagoset një person, autori...

s.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT