• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZERVIMET PËR PUSHIME/ Gjykata e BE-së: Turistët mund të rimbursohen për masat kufizuese ndaj COVID-19
Home
Botë

REZERVIMET PËR PUSHIME/ Gjykata e BE-së: Turistët mund të rimbursohen për masat kufizuese ndaj COVID-19

12 January, 2023 s.autor Botë

Udhëtarët të cilët nuk kishin mundur t’i shfrytëzojnë ofertat e udhëtimeve si pasojë e vendosjes së kufizimeve për të luftuar pandeminë COVID-19, mund të kenë të drejtën për të paktën një rimbursim të pjesshëm, tha të enjten gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi për këtë pasi u pyet për mendimin e saj nga një gjykatë në Gjermani.

Gjykata e Mynihut po shqyrton rastin e dy personave që blenë një paketë pushimi dy javore për ishullin spanjoll të Gran Canaria duke filluar nga 13 mars 2020, pikërisht kur pandemia goditi Evropën.

Ata po kërkojnë një rimbursim prej 70 për qind të çmimit për shkak të kufizimeve që u vendosën atje dy ditë më vonë dhe kthimit të tyre të hershëm nga udhëtimi

Kur kufizimet u vendosën më 15 mars, plazhet u mbyllën dhe u vendos një orar për lëvizje, paditësit u lejuan të dilnin nga dhoma e tyre e hotelit vetëm për të ngrënë, tha gjykata e BE-së.

Më 18 mars atyre u thanë që duhet të përgatiteshin të largoheshin në çdo moment dhe dy ditë më pas duhej të ktheheshin në Gjermani.

Kompania turistike refuzoi rimbursimin e kërkuar me arsyetimin se nuk mund të mbahej përgjegjëse për një “rrezik të përgjithshëm të jetës”.

Gjykata e BE-së konstatoi se “një udhëtar ka të drejtë për një ulje të çmimit të paketës së tij kur mungesa e shërbimeve të udhëtimit të përfshira në paketë është për shkak të kufizimeve që janë vendosur në destinacionin e udhëtimit për të luftuar përhapjen e një sëmundjeje infektive, siç është COVID-19.”

Ajo tha se nuk ka rëndësi nëse kufizime të ngjashme vendosen në vendin e banimit të udhëtarit apo në vende të tjera.

Gjykata gjermane tani do të duhet të vlerësojë nëse kufizimet në rastin konkret në fjalë mund të përbëjnë “dështim për të kryer detyrimet e kontratës nga organizatori i udhëtimit”.

Së fundmi është regjistruar një rritje e madhe e rasteve të reja me koronavirus që shkakton sëmundjen COVID-19./ Marrë nga REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI MIU I KANALEVE DHE XHUXHI HORMONAL"/ Zbulohen bisedat skandaloze ndaj Messit nga ish-drejtuesit e Barcelonës
Previous article NGA PËRJASHTIMI I 4 DEPUTETËVE TE FIRMA PËR SHKARKIMIN E TIJ/ Alibeaj: E kuptoj hallin e atyre që bëjnë lëvizje agresioni...

s.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT