• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHEN PËR SPIUNAZH NË SHQIPËRI/ Rusia kërkon ekstradimin e shtetases së kapur në uzinën e Gramshit. Ja për çfarë akuzohet atje
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZOHEN PËR SPIUNAZH NË SHQIPËRI/ Rusia kërkon ekstradimin e shtetases së kapur në uzinën e Gramshit. Ja për çfarë akuzohet atje

12 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka marrë kërkesë zyrtare nga autoritetet gjyqësore të Federatës Ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se kërkesën prokuroria e ka marrë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, ndërkohë që Kujtojmë se Timofeeva është arrestuar lidhur me incidentin e ndodhur në ish-uzinën ushtarake të Gramshit, ku ra në pranga sëbashku me një shtetas rus dhe një ukrainase.

Kjo shtetase aktualisht është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg” caktuar për nevoja të procedimit penal nr.1168, viti 2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Nga aktet e përcjella nga autoritete ruse të drejtësisë rezulton se shtetësja ruse Svetlana Timofeeva, lindur më 18.03.1989, është person i shpallur në kërkim në Rusi për veprën penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, parashikuar nga pika “a”, paragrafi 2 të nenit 283 të Kodit Penal Rus.

Kërkesa e autoriteteve ruse për ekstradim bazohet në vendimin datë 25.08.2022 të Gjykatës së Qarkut Meshchansky, Moskë, me të cilin është caktuar masa e sigurimit “Arrest ne burg”, për veprën penale të sipërcituar.

Në zbatim të nenit 492 të K.Pr.Penale, nga prokurori është marrë kontakt me shtetasen ruse për të cilën kërkohet ekstradimi Svetlana Timofeeva, e cila ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi.

Në vijim të veprimeve procedurale, më datë 10.01.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka dorëzuar në gjykatë kërkesën me objekt: marrjen në shqyrtim të kërkesës së autoriteteve ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva.

Kujtojmë se gjatë incidentit në ish-uzinën e Gramshit mbetën të plagosur tre ushtarë shqiptarë, të cilët ishin me mision në ruajtje të godinës, pasi ndaj tyre u përdor lëndë kimike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KATËR AUTOMJETE TË VJEDHURA NË PAK DITË/ Arrestohet 35-vjeçari në Pogradec
Previous article E RËNDË/ 14-vjeçari qëllon me plumb në kokë të dashurën pasi i kërkoi të ndaheshin

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital

SOT KONCERTI I KANYE WEST/ Këto janë akset rrugore që do të BLLOKOHEN deri në ora 24:00 Aktualitet

SOT KONCERTI I KANYE WEST/ Këto janë akset rrugore që do të BLLOKOHEN deri në ora 24:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT