• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOS E NEGLIZHONI/ Kur duhet të shqetësoheni në rast se ju shfaqen “mizat” në sy
Home
Shëndet

MOS E NEGLIZHONI/ Kur duhet të shqetësoheni në rast se ju shfaqen “mizat” në sy

12 January, 2023 s.autor Shëndet

Të ashtuquajturat miza në sy janë si rrjeta ose fije të zeza që notojnë në fushën e shikimit kur lëvizim sytë. Thuhet se ato shfaqen me kalimin e moshës, pasi substanca xhelatinoze brenda syve bëhet më e lëngshme. “Mizat” janë fibra mikroskopike të syrit që tentojnë të grumbullohen së bashku dhe mund të krijojnë hije të vogla në retinë. Sapo të filloni të vini re këto lloj “mizash”, duhet të konsultoheni me një okulist.

Shkaqet e shfaqjes së tyre janë shumë të ndryshme, nga plakja, miopia, diabeti, disa lëndime, inflamacionet e rënda, gjakderdhja e syrit, trauma e syrit ose pas një operacioni në sy. Stresi apo ankthi nuk konsiderohen si shkaktarë, por si faktorë që e përkeqësojnë problemin, kështu që nëse i shihni ato hije apo “miza” në momente stresi, ka mundësi që ato të zhduken ndërsa relaksoheni ose situata stresuese përfundon. “Mizat” në sy janë më intensive kur shikojmë sfonde të ndritshme, shfaqen më shpesh te personat e moshuar ose miopë, janë më të dukshme kur shikoni një sfond të ndriçuar, si një qiell blu ose një mur të bardhë.

Aktualisht, nuk ka medikamente apo operacione efektive për eliminimin e tyre, përtej vitrektomisë, që ka efekte anësore shumë serioze, siç është shkëputja e retinës. Ju duhet të kryeni vizitë nëse shikoni me më shumë “miza” se zakonisht ose nëse kur jeni shtrirë në errësirë, keni humbje të shikimit periferik.

Së fundmi, studimet e reja na tregojnë se përveç se pasqyrë e shpirtit sytë na japin gjithashtu njohuri për aftësitë intelektuale. Në Institutin e Teknologjisë në Georgia, shkencëtarët kanë treguar se madhësia bazë e bebes është e lidhur ngushtë me dallimet individuale në inteligjencë. /TAR/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CILËN PD DO REGJISTROJNË NË ZGJEDHJE? Celibashi: Nuk e vendos KQZ, por gjykata. Kam komunikime me përfaqësues të dy palëve
Previous article PO KULLOSTE TUFËN/ 64-vjeçaren në Fier e godet dashi i kopesë, ndërron jetë

s.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT