SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Mediu është ftuar nga prokurorët të paraqitet sot në orën 14:00 në ambientet e SPAK ku do t’i komunikohen dy akuza.
Mësohet se ai do të akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të detyrës në bashkëpunim me kuadrin komandues ushtarak.
Pas këtij momenti dosja do t’i dorëzohet për shqyrtim paraprak Gjykatës së Posaçme.


