• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA E KOKALARIT PËR BELIND KËLLIÇIN/ Veliaj: Pyesni drejtorët e shkollave, zero kuriozitet se çfarë bën secili
Home
Politikë

AKUZA E KOKALARIT PËR BELIND KËLLIÇIN/ Veliaj: Pyesni drejtorët e shkollave, zero kuriozitet se çfarë bën secili

9 January, 2023 s.autor Politikë

Në intervistën me gazetaren Ola Bruko, në News 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u pyet edhe në lidhje me akuzat që mbështetësja e Berishës në nismën e “Foltores”, Evi Kokalari, ka bërë ditët e fundit kundër kandidatit Belind Këlliçi, për të cilin është shprehur se ka falsifikuar formularin e aplikimit të Universitetit në SHBA, pasi nuk e ka përfunduar shkollën e mesme ‘Harry Fultz’.

Lidhur me këtë, Veliaj tha se kjo është diçka që nuk i takon atij, por institucioneve, dhe se ai është i fokusuar te punët e qytetit.

“Të gjithë ata që garojnë i konsideroj jo kundërshtarë, janë të ftuar në këtë sofër të madhe të Tiranës për të ballafaquar idetë, por jo për të bllokuar punët. Së dyti, unë nuk jam as drejtori dhe as drejtoresha e “Harry Fultz”-it. Duhet të pyesni drejtorët e shkollave të mesme kush shkon në shkollë, kush lë shkollën, kush ka diplomë, kush nuk ka diplomë. Këtu në Tiranë i keni, bëni detyrën serioze si media dhe pyesni – siç pyesni për mua për çdo gjë – pyesni edhe shkollat respective, ose pyesni kandidatët çfarë shkollash kanë bërë. E treta, që është më e rëndësishme, unë nuk jam as Ilirjan Celibashi i KQZ-së, as merrem me formularët e dekriminalizimit. Kush gënjen nëpër formularë, do të duhet të pyetet respektivisht çdo institucion. Kam zero kuriozitet se çfarë bën secili”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se mbetet i fokusuar 100% tek punët e qytetit.

“I vetmi interes ku jam 100% i fokusuar është si i ecin punët Tiranës. Tirana ka parë kllounë që hyjnë e dalin në këtë histori pa fund. Po ajo që ka mbetur është puna, janë skuadrat që e çojnë qytetin përpara dhe është dëshira për modernizimin, për ta bërë sa më perëndimor Tiranën dhe për të mos humbur më kohë. Kjo ku e bëri shkollën, ku u bllokua rruga, ku dolën me pistoletë te këndi i lodrave, këto janë muhabete të një partie të lodhur, të ca liderëve të rrënuar moralisht dhe që s’kanë çfarë t’i japin Shqipërisë. Unë besoj se Tirana duhet të ecë shpejt për të kapur boll kohë të humbur këto vite”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDËN NË DURRËS/ 67-vjeçari niset drejt Traumës (EMRI)
Previous article I VODHËN 120 MIJË EURO/ Zbardhet dëshmia e plotë e Alda Klosi: Paratë ishin të...

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut Politikë

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë Politikë

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT