NeWs24 dhe BalkanWeb ka qenë sot në banesën e Rozeta Dobit, e cila ndodhet pas hekurave për grabitje të disa banesave bashkë me djalin e saj.
Bashkëshorti i pastrueses, Spartak Dobi ka dhënë sërish një intervistë për gazetarin Igli Çelmeta në një komunikim për News24, ku tha se djali i tij është i pafajshëm.
“Për makinë që ia kam blerë vetë kisha dijeni, por këto dy të tjerat nuk kam dijeni fare, as nuk i kam parë me sy. Nuk i kam parë fare as tani. Djali im nuk besoj se ka qarë për nënë, por për veten e tij. Nëna nuk pranoi ta merrte fajin vetë që të lironte djalin. Gruan nuk e kam parë fare”,
Gruaja juaj u shfaq e përlotur teksa u njoh me masën e sigurisë
Dobi: Unë nuk kam me çfarë ta ndihmoj, edhe dua ta ndihmoj dhe nuk kam. Unë i kërkoj shtetit shqiptar, kryeministrit, se vetëm atë djalë kam, të ma lirojë. Ai nuk ka qenë në dijeni të lekëve, unë djalin e kam të shkëlqyeshëm, djalë 21-vjeçar është i ri, dua të më dalë nga burgu. Djali im nuk është fajtor,. Jemi fis ndryshe, jemi tironsa të vjetër. I kërkoj kryeministrit të më lirojë, djalin. Do të jetë më i madh i botës për mu. Nëse dënohet, nuk arrij do të pi një gotë, ujë. Të më lajë rrobat, kush të më japë…Ndaj iu lutem i bëj thirrje kryeministrit…


