• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË TË FORTËT…”/ Si u zbulua banda e grabitësve të mitur në Tiranë që sulmonin bashkëmoshatarët
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË TË FORTËT…”/ Si u zbulua banda e grabitësve të mitur në Tiranë që sulmonin bashkëmoshatarët

9 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nuk ashtë vetëm varfëria e tejskajshme, por edhe modelet që serviren se paratë e shpejta mund të bëhen duke kryer një krim, që e kanë shtyrë një grup minorenësh të planifikojnë grabitje gjatë gjithë muajit dhjetor duke sulmuar bashkëmoshatarë.

Ky rast u hetua nga policia dhe u dorëzua në gjykatë për 17 episode vjedhjesh.

“Ne jemi të fortët e sheshit, ne jemi ata që bëjmë terrorin në shesh”. Me këtë frazë, minorenët, që të gjitha nxënës në shkolla të ndryshme, u drejtoheshin me doreza hekuri dhe thika bashkëmoshatarëve të tyre që i pikasnin në distancë duke i përzgjedhur nga veshja që ata mbanin. Idenë për të grabitur fëmijë të moshës së tyre sepse sikurse deklaroi njëri prej tyre, ata frikësoheshin lehtë e dha njëri nga të miturit që u tha shokëve “duhet të bëjmë para”.

Përditë, duke mos hezituar, fëmijët zgjidhnin errësirën dhe zonën nga sheshi Skënderbej deri pranë AKSHI-t dhe pasi drejtonin armët e ftohta pyesnin: sa lekë ke me vete.

Por vetëm njëri prej tyre u ngarkua me përgjegjësi, ai është 17 vjeç, tre të tjerët të moshës 14 vjeç shpëtuan për shkak të drejtësisë miqësore për minorenë.

17-vjeçari sipas dosjes që iu tregua Top Channel rrëfen se prindërit e tij po divorcohen dhe muajt e fundit nënë e bir lëvizën në shtëpi të ndryshme me qera, pasi nuk kishin para të paguanin.

Ai u lut që t’i jepnin mundësi të shkojë në shkollë.

Për 17-vjeçarin, gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndërsa për 14-vjeçarët emrat e tyre thjesht janë shkruar në kartelat e policisë kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRISET" MIQËSIA/ “Nuk jam aksesor apo gomë rezervë”, Tea- Luizit: S’kam tërheqje romantike ndaj teje, por...
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Paralajmëron ish-sekretarja e Shtetit: Putini duhet ndalur për të shmangur përplasjen mes SHBA-së dhe Rusisë

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT