Edison Lazri është vënë në pranga si shkaktar i aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Rrugën e Arbrit. Ai gjendet në shtratin e Spitalit Ushtarak dhe sipas mjekëve është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Por, në lidhje me të mjekët janë shprehur se bëhet fjalë për gjendje të rëndë, por ai vijon të jetë në parametra të sigurt për jetën. Personi që drejtonte mjetin në të cilën ishin familja Istrefi ishte kamionist, i cili mësohet se udhëtonte me një mjet tip “Benz”, që sipas të dhënave është ndarë në dysh nga përplasja fatale. Ka dyshime që mjeti tjetër që drejtohej nga Edison Lazri ka hyrë nga krahu i djathtë që ka krijuar përplasjen fatale me mjetin në të cilin udhëtonte familja Istrefi. Po ashtu, mësohet se djemtë e familjes Lazri kanë pasur makinë me timon anglez çka dyshohet se ata kanë hyrë në kahun e djathtë, duke mos parë mundësinë e mjetit tjetër që ka qenë në rrugën e vet.
HETIMET DHE REAGIMET
Sipas të dhënave të Policisë, bëhet me dije se shkaktari kryesor ka qenë mungesa e ndriçimit, si dhe njëri nga mjetit, që dyshohet “Benz”-i i viktimave nuk ka pasur drita ta mjaftueshme. Po ashtu, rruga ka qenë e papërfunduar dhe nuk dihet nëse djemtë e familjes Lazri të kenë pasur dijeni mbi gjendjen e rrugës. Ekspertët përgjatë gjithë së djeshmes kanë bërë verifikimeve, si dhe kanë kontrolluar gjendjen e automjeteve. “Benz”-i i familjes Istrefi mësohet se ka qenë “240”, i vjetër, çka dyshohet se nuk i ka bërë ballë përplasjes së fuqishme të mjetit tjetër. Sipas banorëve të zonës, mësohet se rruga është hapur vjet për fushatë dhe ajo ka qenë e papërfunduar, çka ka bërë që rruga në një pjesë të saj, pikërisht në vendin e aksidentit të jetë e devijueshme. E ky dyshohet të jetë edhe momenti fatal i tentativës së kalimit nga ana e automjetit të të rinjve të familjes Lazri.
AKSIDENTET
Ditët e fundit, kanë shënuar një numër të madh aksidentesh. Dy me pasoja të rënda janë shënuar vetëm në Rrugën e Arbrit, ndonëse rruga konsiderohet e re dhe e përfunduar që prej afro një viti. Po ashtu, janë shënuar ngjarje të rënda në disa akse rrugore sidomos në Divjakë, në rrugën Shkodër-Lezhë dhe në një sërë aksesh të tjera problematike. Ekspertët mendojnë se është shpejtësia e madhe që bëhet shkak për aksidentet kryesisht me pasojë marrjen e jetës së njerëzve, por është edhe përdorimi i telefonit, një nga shkaktarët kryesor e që Policia asnjëherë nuk ka marrë masa për të ndërhyrë ndaj kësaj dukurie. Prej disa muajsh, është kërkuar nga ana e qeverisë që tërhiqet nga rruga edhe Policia Rrugore, çka ka rritur rastet e aksidenteve, pasi largimi i Policisë nga rruga favorizon drejtuesit që duan të ecin me shpejtësi të madhe dhe përdoruesit e telefonit në timon.


