• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MUNGON KONKURRENCA…”/ Buxhuku ‘skanon’ arsyet e krizës ekonomike: S’kanë lidhje tregjet e huaja, problemi te ne
Home
Sociale

“MUNGON KONKURRENCA…”/ Buxhuku ‘skanon’ arsyet e krizës ekonomike: S’kanë lidhje tregjet e huaja, problemi te ne

5 January, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku teksa analizoi situatën ekonomike në vend, renditi disa nga arsyet që ndikojnë në përkeqësimin e situatës.

Në një lidhje live përmes skype për News24, Buxhuku tha se e gjithë kjo krizë lidhet me keqmenaxhimin për së brendshmi dhe jo nga faktorët e jashtëm. Mes të tjerash Buxhuku pohoi se politikat klienteliste nuk sjellin zhvillim ne vend, duke shtuar se Bordet e çmimeve si në rastin e karburanteve janë mburojë për kompanitë monopol.

“Analiza që ne i bëjmë gjendjes ekonomike të tanishme dhe asaj që pritet, do të thoja se paraqet disa komponent nga ato që lexuar ju. Përsa i përket faktorëve të jashtëm, dua të them se problematikat gjeostrategjike janë pozitive nga pikëpamja gjeostrategjike. nëse do kishim një ekonomi të stabilizuar, që do ishte efektiv, ne në mënyrë të padiskutueshme do kishim përfituar nga ky moment krize. e them këtë në radhë të parë se Shqipëria nuk kishte arsye se pse të ndjente krize energjetike apo dhe për krizën e karburantit. Nëse kemi pasur minimumin e punës që duhet të kishim bërë, duhet të kishim shfrytëzuar këto burime energjetike. Kemi HEC-et tona të pavarura nga problematikat e tregjeve botërore. Po ashtu dhe për çmimin e karburanteve. Nëse s’do kishim çuar për skrap industrinë e përpunimit të naftës, s’do kishim pasoja. Këto gjera kthehen në problematika në kushtet kur jemi në këtë gjendje, qoftë në sektorin energjetik dhe të hidrokarbureve, jemi me duart të ngritura sipër. Edhe në fushën e bujqësisë, Shqipëria i ka mundësitë për të mos ndjerë në atë masë të madhe rritjen e çmimeve, si pasojë e inflacionit. Shqipëria ka plotësuar nevojat e saj për drithëra dhe kur ishim 4 mln banorë. Këto do ishin përfundimet nëse do analizonim këto faktorë. Problematikat i kemi së brendshmi. Rreziku na vjen nga sistemi ekonomik që kemi ngritur. Rreziku kryesor që ka Shqipëria realisht mund t’i rendis. Sipas analizës sonë, një prej problemeve është mungesa e konkurrencës. Ekonomia shqiptare nuk ka elementin kryesor të saj, që nuk kemi konkurrencë në tregje, ndaj burimet tona natyrore, financiare, njerëzore, shfrytëzohen me eficencë të ulët dhe korrupsion të lartë. Një tjetër problem është emigracioni. Ne po humbasim në konkurrushmëri brenda vendit dhe për eksportet tona jashtë vendit. Recesioni botëror është për të gjitha vendet, ne vuajmë nga keqmenaxhimi. Duhet të shikojmë problematikën përbrenda nesh. Ajo çka ndodh në tregjet botërore nuk varet nga ne, pasi i përfshin të gjitha vendet. Të gjitha problematikat që vinë nga tregjet, kanë dhe anën e mirë. Sot Shqipëria dhe jo vetëm, mund të rrisë mundësinë për shtimin e bashkëpunimeve. Nuk e shoh të keqen nga shkaqet e jashtme. problematikat e ekonomisë shqiptare është në radhë të parë që s’kemi krijuar një politikë ekonomike konstante, duke e lënë vendin në mëshirë të vendeve botërore. Ne sot kemi një ekonomi jo konkurrenciale brenda vendit dhe jashtë vendit. Nëse kemi çmime të larta në energji, problematika në korrupsion apo me mënyrën e tenderimit të prokurimeve brenda vendit, ti do jesh vend inferior për shtetet e tjera. Problematikat vijnë nga keqmenaxhimi i brendshëm. Ne nuk kemi sektorë të qëndrueshëm afatgjatë. Që pas viteve 90 u ndërtua gjithçka keq, favorizuar nga korrupsioni. Kishte politika klienteliste. Shkatërrohej prodhimi vendas në mënyrë sistematike. Qeveria ngriti duart kur u shfaq kriza e pandemisë, e drithërave, kur ra tërmeti! Në momentin kur ke një treg, si ai i karburanteve, si ai i kapur, oligopol, që janë bërë me vetëdije të plotë, kur ke shkatërruar prodhimin vendor, praktikisht në kushtet e emergjencës ti ça do bësh?! Do ngresh një bord transparencë që nuk bën asgjë, por i del si mbrojtje këtyre kompanive. Pse nuk bëjnë përpjekje që tregu të kthehet në një treg konkurrencial. Këto janë arsyetime për të favorizuar dështimin.”, tha Buxhuku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QËNDRUAN VETËM 5 MINUTA"/ Zbardhet DËSHMIA që tregon pse u vra Visart Cengu
Previous article MBLEDHJA E QEVERISË/ Rama: Tre stadiume të reja do të ndërtohen në Durrës, Vlorë dhe Korçë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT