• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QËNDRUAN VETËM 5 MINUTA”/ Zbardhet DËSHMIA që tregon pse u vra Visart Cengu
Home
Breaking News

“QËNDRUAN VETËM 5 MINUTA”/ Zbardhet DËSHMIA që tregon pse u vra Visart Cengu

5 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

31-vjeçari nga Kukësi Visart Cengu u vra për një birrë. Kjo dyshohet se ka qenë shkaku i nisjes së sherrit, sipas dëshmisë së njërit prej dy personave që ishin në tavolinë, shokët e të riut që ndërroi jetë pas plumbave që zbrazi pronari i lokalit “Kobra” Dibran Hoxhaj.

E ndërsa Cengu ndërroi jetë, Rufgan Shehu mbeti i plagosur dhe ndodhet te spitali i Traumës, personi i tretë Arben Basha arriti që të shpëtonte pa pasoja, pasi nuk e kapën plumbat.

Një familjar i dy të rinjve që mbijetuan nga plumbat e “Kobrës” tregoi për “5pyetjet” të gjithë kronologjinë e ngjarjes së rëndë, bazuar te rrëfimi i djemve.

Shkak është bërë një faturë, jo 400 Euro për darkën, por për tre birra që konsumuan të rinjtë që po ktheheshin për në shtëpi. Debati agravoi duke shkuar te përplasja fizike dhe në fund “Kobra” i ndoqi deri te parkingu dhe i qëlloi në makinë.

“Janë zënë për një faturë 100 Euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin “Kobra” për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë.

E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin.

Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër” tha familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EFI "SHTATZËNË"/ Luizi vendos kusht për emrin e fëmijës
Previous article "MUNGON KONKURRENCA..."/ Buxhuku ‘skanon’ arsyet e krizës ekonomike: S’kanë lidhje tregjet e huaja, problemi te ne

s.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT