• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“QËNDRONI NË STREHIMORE”/ Sulme të reja ruse me dronë kamikazë në Kiev
Home
Nderkombetare

“QËNDRONI NË STREHIMORE”/ Sulme të reja ruse me dronë kamikazë në Kiev

2 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Forcat e armatosura ruse kanë shënjestruar sërish infrastrukturën kryesore ukrainase, kryesisht me UAV kamikazë, në orët e para të ditës së sotme në Kiev dhe rrethinat e kryeqytetit, njoftojnë zyrtarët ukrainas.

Sulmet ndaj Kievit vazhdojnë për të dytën natë radhazi, pas lëshimit të raketave dhe dronëve kamikaze në natën e Vitit të Ri dhe dje. Sulmet ajrore ruse kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar ndërprerje në energjisë elektrike, njoftoi sot kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

“Ka shumë trazira në rajon dhe në kryeqytet: sulme me dronë gjatë natës,” tha përmes Telegram guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba.

“Rusët dërguan disa Shaheds,” vazhdoi komandanti, duke iu referuar Shahed-136 të prodhuar nga Irani.

“Infrastrukturat kritike ishin në shënjestër. Mbrojtja kundërajrore është në punë”, shtoi ai.

“Qëndroni në strehimore!“, këshillon Serhii Popko, kreu i komandës ushtarake rajonale .

Sipas administratës ushtarake të qytetit, që nga ora 03:00 (ora lokale), mbrojtja ajrore ka shkatërruar 16 objektiva në hapësirën ajrore të Kievit.

Sirenat e mbrojtjes ajrore bërtisnin për më shumë se tre orë.

Më parë, mbetjet nga një UAV i përgjuar ranë në një lagje verilindore, duke plagosur një 19-vjeçar, njoftoi kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

I plagosuri u dërgua në një spital në lagjen Desnianski , sqaroi Klitschko përmes Telegramit, duke shpjeguar se mbetjet ranë në një rrugë dhe shkaktuan dëme në një ndërtesë.

Kirylo Tymoshenko , këshilltar i presidencës ukrainase, foli gjithashtu për dëmtimin e një ndërtese përmes së njëjtës platforme.

Desnyansky, në bregun e majtë të lumit Dnieper, është më i populluari i kryeqytetit ukrainas. Ushtria ukrainase njoftoi gjithashtu se në pjesën lindore të vendit, nëntë UAV u shkatërruan gjithashtu në rajonet Dnipropetrovsk dhe Zaporizhia.

Sulmet ajrore të djeshme vranë katër persona në shtatë zona të tjera të vendit.

Nga ana pro-ruse, autoritetet separatiste në rajonet lindore raportuan dje një vdekje civile nga bombardimet nga ushtria ukrainase në Yasinuvata, Donetsk.
Ata gjithashtu raportuan se qyteti i Donetsk dhe Makiivka u bombarduan, duke lënë të plagosur të paktën 15 persona. Lufta në Ukrainë është në muajin e saj të njëmbëdhjetë dhe nuk ka asnjë shenjë se asaj po i vjen fundi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REKORD I RI EMIGRANTËSH ME GOMONE/ Mbi 45 mijë persona shkuan në Britani gjatë 2022! OKB: Londra po shkel detyrimet e saj ndërkombëtare
Previous article DOSSIER/ Si festohej Viti i Ri në Klubin e Lidhjes, me ‘Rum’ kubanez, e balerinën ruse: Nga Ganimet Vendresha dhe Helena Kadare...

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT