Ish kryeministri Sali Berisha foli në konferencën me gazetarët për akuzat ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve.
Berisha deklaroi se në rast se Ahmetaj merret i pandehur, edhe kryeministri Edi Rama përfundon para drejtësisë dhe kjo është arsyeja sipas tij pse Ahmetaj ka imunitet të plotë.
“Nëse Ahmetaj merret i pandehur Rama automatikisht merret i pandehur. Kanë marrë fondin rezervë. Ahmetaj ka imunitet të plotë.
Beteja që u bë për ‘SKAP’-in e partisë u bë për t’i prerë çdo mundësi arrestimit të të tjerëve. Problemi është se është Rama mbi Ahmetajn. Ahmetaj nuk ka përgjegjësi ligjore me dokumente më të veçantë se Rama por njësoj si Rama”, tha Berisha.


