• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA e VOA: Libani rrënohet ekonomikisht, ndërsa të rinjtë rekrutohen nga Shteti Islamik
Home
Botë

ANALIZA e VOA: Libani rrënohet ekonomikisht, ndërsa të rinjtë rekrutohen nga Shteti Islamik

27 December, 2022 s.autor Botë

Në një kohë kur Libani vazhdon të rrënohet ekonomikisht, një numër në rritje të rinjsh nga veriu i varfër i vendit, po i bashkohen grupit të Shtetit Islamik. Por siç njofton nga Tripoli korrespondenti i Zërit të Amerikës Nicole Di Ilio, nuk është vetëm varfëria apo ideologjia ekstreme ajo që i shtyn ata në duart e militantëve.

Ndërsa Libani rrëshqiti më thellë në mjerim ekonomik gjatë vitit 2022, të rinjtë janë zhdukur nga veriu i vendit i lënë pas dore, veçanërisht nga Tripoli, për t’u shfaqur më vonë në Irak, ku disa i janë bashkuar Shtetit Islamik.

Mahmmoud Seif pa vëllain e tij Bakr për herë të fundit në dhjetor 2020. Bakr u largua befas nga shtëpia dhe shkoi të merrte armët përkrah grupit radikal islamik. Një muaj më vonë, Mahmmoudi tha se Bakri u vra gjatë një sulmi ajror të qeverisë irakiane që synonte militantët e dyshuar në Irakun lindor.

“Bakri u zgjua në mëngjes dhe i tha mamasë së tij të përgatiste drekën. Më pas, u largua dhe nuk u kthye më. Bekri u zhduk”, thotë Mahmmoudi.

Migrimi i të rinjve ka ngjallur frikën e një vale të re rekrutimi radikal, duke përfituar nga zhgënjimi dhe dëshpërimi, i nxitur nga shkatërrimi ekonomik i Libanit dhe tensionet gjithnjë e më të pranishme sektare.

“Njerëzit në Liban po i bashkohen Shtetit Islamik për arsye të ndryshme: papunësia, varfëria dhe mungesa e shërbimeve bazë. Por ka edhe një faktor tjetër: policia arreston të rinjtë vetëm për shkak të dyshimeve për lidhje me militantët dhe më pas ata kalojnë vite në burg pa gjyq. Kjo krijon zhgënjim dhe dëshirën për hakmarrje”, thotë Mohammad Sablouh, Drejtor i Qendrës për të Drejtat e të Burgosurve.

Udhëheqës fetarë si Sheikh Bilal Baroudi, imami i Xhamisë al-Salam të Tripolit, thonë se qyteti është terreni kryesor për rritjen e ekstremizmit.

“Tripoli është një qytet konservator. Është toka e njerëzve që janë kundër regjimit sirian. Këta njerëz përfaqësojnë brezin e ri plot krenari dhe guxim. Ata janë të gatshëm të luftojnë”, thotë Sheikh Bilal Baroudi.

Në përgjithësi, lufta për mbijetesë është arsyeja kryesore që i shtyn disa të rinj të bashkohen me grupet radikale islamike.

“Iu bashkova DAESH-it sepse grupi më jepte rreth 500 dollarë në muaj. Doja të jetoja me dinjitet dhe para se t’i bashkohesha grupit, nuk munda ta bëja këtë”, thotë Mohammad, militant i Shtetit Islamik.

Në këtë peizazh varfërie dhe pakënaqësie, rekrutuesit e Shtetit Islamik vazhdojnë të qarkullojnë, duke shpresuar të tërheqin të rinjtë libanezë të etur për të ikur nga një vend në kolaps./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT ÇIFT/ Ja komplimentat që ish e fejuara e Ledianit i bënte Elhaida Danit
Previous article E PABESUESHME/ Një hap larg portës, futbollisti shpërdoron rastin fantastik dhe e dërgon topin sipër traversës

s.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT