• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama zbulon se ç’do të bëjë kur të lërë politikën
Home
Sociale

Rama zbulon se ç’do të bëjë kur të lërë politikën

31 October, 2017 Ina.Autor Sociale

Revista WWD, qe njihet edhe si ‘bibla e modes’, ka publikuar një shkrim për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ne te cilin vleresohet stili i kryeministrit, duke e nisur me faktin që ai u shfaq në një samit me atlete Adidas.

Në takimin e fundit të korrikut në Trieste, ne Itali, diskutimi per hapjen e rrugës për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u shfaq i veshur me një kostum dhe një palë atlete Adidas, të bardha me shirita te kuqe.

Ishin krerët e qeverisë, ministrat e jashtëm dhe ministrat e ekonomisë nga gjashtë vendet e Ballkanit dhe përfaqësuesit e shteteve të BE-së duke hedhur bazat dhe duke u angazhuar në reformat për të mundësuar hyrjen në BE, gje shume e rendesishme për stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe në veçanti për Shqipërinë, një vend i vogël dhe i varfër që përpiqet të shërohet nga historia e izolimit.

Megjithatë, në mes të politikës së samitit, ato Adidas me shirita të kuq nuk shkuan pa u vënë re.

“Unë kam qenë praktikisht lajmi më i madh i samitit”, tha Rama, me gjysmë shaka.

“Presidenti francez tha se i pëlqente ato kështu që i dërgova një palë Adidas kur u ktheva në shtëpi. Por për të unë zgjodha të bardha me vija blu dhe të kuqe, për të bërë një kombinim me ngjyrat e flamurit kombëtar francez”.

Rama, qe mban edhe kostum Adidas, nuk është kreu i zakonshëm i shtetit. Ai është një artist, ka një interes të madh për modën. Ai luajti në ekipin kombëtar të basketbollit të Shqipërisë deri në moshën 27 vjeçare. “Nuk luajtëm shumë sepse ishim një vend i izoluar. U largova sepse u përqendrova tërësisht në këtë lëvizje kundër regjimit dhe më pas Shqipëria u hap dhe vetëm dëshiroja ta shihja botën. Ne ishim shumë më të mirë në volejbollin e femrave”.

Rama tha se kurrë nuk kishte planifikuar të ishte një politikan profesionist edhe pse ai ishte një antikomunist politikisht aktiv.

Ai ende pikturon, pa pushim, madje edhe gjatë takimeve dhe bisedave telefonike. Me sa duket, e ndihmon atë të përqëndrohet. “Në njëfarë mënyre, po,” pranoi ai. “Kur u bëra ministër i Kulturës, duhet të shkoja në mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe nuk përqendrohesha dot për gjërat që thoshin. Ishin takime që zgjasnin me orë dhe unë gjatë gjithë kohës vizatoja mbi fletët e vendimeve. Por ministri i Arsimit që ulej afër meje, më tregoi pas disa kohësh koleksionin e tij të artit. Pashë mes tyre dhe një koleksion me punimet e mia. U habita. Ishte e trishtë që i kishte marrë. I thashë asistentes sime që ky tipi më ka vjedhur artin dhe ajo më tha: Mos u shqetëso, kemi me tonelata këtu. Në mënyrë private, ajo i kishte ruajtur gjërat. I thashë që të vazhdonte t’i mblidhte”.

Me tej, shkrimi zbulon interesin e Rames lidhur me moden dhe endrren e tij pasi te lere politiken.

“Gjithmonë kam thënë se do kem një jetë të tretë. E para ishte si artist, e dyta si politikan dhe e treta do jetë një miks. Dua të dizenjoj këmisha, pantallona e çorape, gjëra të vogla. Jo si biznes, por pak a shumë për vete dhe njerëzit që njoh. Jo për prodhim masiv. Por kush e di? Gjithçka mund të ndodhë”.

“Unë jam shumë i interesuar të shoh se si njerëzit e modës zhvillojnë ide. Idetë e tyre vizuale ndonjëherë janë të mahnitshme. Më pëlqen, për shembull, Yamamoto. Ai me mahnit. Eshtë shumë krijues. Por ka shumë. Isha shumë i befasuar nga kreativiteti i Jean-Paul Gaultier. Ai është shumë i guximshëm, provokues dhe shumë i ri, ose Vivienne Westwood. Kishte një kohë që ajo ishte befasuese, ose Alexander McQueen. Me këta dizajnerë, ne nuk e dimë se ku përfundon moda dhe arti vazhdon “.

Në Shqipëri, “Ne kemi disa artistë shumë të mirë, këngëtarë fantastikë të operas dhe kemi disa muzikantë të mëdhenj. Dhe ne kemi dizajner të mirë, por sigurisht që ata janë shumë lokalë. Ata janë të vegjël. “

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO, FOTO) 22 objekte preken nga IKMT/ Himariotët protestojnë me flamuj grek dhe amerikan
Previous article E PLOTE/ DEBATI-PD dhe LSI të vendosura për bojkot, Spaho: Qeveria ka rënë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT