Agresioni rus, ushtria ukrainase: Objektivi numër një i Moskës mbetet Kievi
Forcat ruse vazhdojnë të godasin infrastrukturën në Ukrainë. Zëdhënësi i Komandës së Forcave Ajrore të Armatosura të Ukrainas, koloneli Yuriy Ignat ka deklaruar se objektivi numër një i Putinit mbetet Kievi.
Ignat vuri në dukje se Forcat Ajrore të Ukrainës po përmirësojnë çdo ditë aftësinë e saj për të shkatërruar objektivat e armikut, por ende ka mungesë të mjeteve të shkatërrimit.
“Armiku po sulmon infrastrukturën e Ukrainës, veçanërisht sektorin e karburanteve dhe energjisë në Kiev”, ka thënë ai, duke shtuar: “Këto janë njësi raketore anti-ajrore të Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, si dhe njësi të aviacionit, përkatësisht avionë luftarakë, si dhe grupe të lëvizshme zjarri, të cilat sot ekzistojnë në të gjitha forcat e mbrojtjes dhe që shkatërrojnë UAV-të. Mirëqenia e të gjithë ukrainasve varet nga këta njerëz, veçanërisht në natën e Vitit të Ri ”, theksoi përfaqësuesi ukrainas.


