• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Imami shqiptar dhunon të renë, zbardhet dosja e policisë: E tërhoqi “zvarrë” në oborr…
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË/ Imami shqiptar dhunon të renë, zbardhet dosja e policisë: E tërhoqi “zvarrë” në oborr…

22 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një Imam në Kosovë është vendosur nën akuzë , pasi dyshohet se ka dhunuar brutalisht partneren e tij.

Mësohet se Imami Behar Mjekiqi është denoncuar të mërkurën për dhunë ndaj të dashurës së tij, me inicialet E.J.

Pasditen e djeshme, kreu i Bashkësisë Islame në Obiliq dyshohet se e ka larguar viktimën, me të cilën kishte lidhje dashurie, me dhunë nga shtëpia e tij në fshatin Mazgit. Dyshohet se ai e ka shtyrë, e ka rrëzuar në tokë dhe e ka tërhequr atë zvarrë drejt oborrit të shtëpisë.

I futën fëmijën e porsalindur në lavatriçe, babai tregon detajet RRËQETHËSE: Pashë punonjëset duke futur copat e trupit në qese
Pasi e ka nxjerrë me dhunë nga shtëpia, imami Mjekiqi ia kishte marrë telefonin viktimës E.J. duke i shkaktuar lëndime në të dy duart.

Dosja e përpiluar në ditën kur kishte ndodhur ngjarja përshkruan sjelljen e dhunshme të imamit Mjekiqi ndaj viktimës.

Raporti konstaton se E.J. është shqiptare, shtetase e Maqedonisë së Veriut, dhe me të, imami nga Obiliqi është në lidhje dashurie prej disa vitesh dhe të dy “kanë jetuar me njëri-tjetrin kohë pas kohe”. Mjekiqi e ka pranuar para hetuesve policorë se është në lidhje me viktimën E.J. qe së paku tre vjet. Viktima, ndërkaq ka thënë se lidhja e tyre është e gjatë së paku gjashtë vjet.

Sipas raportit, E.J. kishte ardhur në shtëpinë e imamit Mjekiqi në Mazgit të Obiliqit të dielën më 18 dhjetor.

Në ditën e tretë të qëndrimit në shtëpinë e imamit, ajo është larguar me dhunë nga shtëpia, thuhet në raportin informues të Policisë së Kosovës. Imami Mjekiqi, i intervistuar nga policia të martën, e ka pranuar se e ka larguar viktimën nga shtëpia, por ka mohuar të ketë përdorur dhunë ndaj saj.

“A rri shpirti i njeriut 40 ditë në shtëpi pasi njeriu vdes?”/ Habit pastori: Njerëzit janë pushtuar nga demonët, duhet të çlirohen
Mjekiqi, po ashtu ka thënë se ndihet i kërcënuar nga E.J.

“Më tutje i dyshuari pohon se arsyeja pse unë dua ta largoj nga shtëpia është se ndihem i kërcënuar nga E.J. sepse me ka kërcënuar se do ta kalli shtëpinë, do ta mbys djalin”, thuhet në raportin e policisë për rastin.

Siç shpjegohet në raport, E.J. ka thënë se imami Mjekiqi, gjatë kohës kur e kishte larguar dhunshëm nga shtëpia, e kishte marrë revolen e tij në dhomën ajo ndodhej, mirëpo nuk “është kanosur nga i dyshuari”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I UKRAINËS VIZITON UASHINGTONIN/ Ankohet Kremlini: Biden dhe Zelensky po refuzojnë të dëgjojnë shqetësimet e Rusisë
Previous article "JE IDIOT, APO BËN VETË?" Deputeti i PD flet për përplasjen me Ramën: Ofendimet i ka strategji! Kur nuk ka çfarë thotë, i vërsulet atij që flet

s.autor

Postime të ngjashme

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat Aktualitet

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT