• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI I UKRAINËS VIZITON UASHINGTONIN/ Ankohet Kremlini: Biden dhe Zelensky po refuzojnë të dëgjojnë shqetësimet e Rusisë
Home
Nderkombetare

PRESIDENTI I UKRAINËS VIZITON UASHINGTONIN/ Ankohet Kremlini: Biden dhe Zelensky po refuzojnë të dëgjojnë shqetësimet e Rusisë

22 December, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia akuzoi Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara se nuk po dëgjojnë shqetësimet e saj, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një vizitë historike në Uashington.

Zelensky u prit nga presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën, i cili njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake prej 1.8 miliard dollarë. Në këtë ndihmë për Ukrainën për herë të parë janë përfshirë edhe sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot.

“Me keqardhje deklarojmë se deri më tani as presidenti Biden, e as presidenti Zelensky, nuk kanë thënë asnjë fjalë që do të mund të perceptohen si gatishmëri e mundshme për të dëgjuar shqetësimet e Rusisë”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai po ashtu paralajmëroi se futja e sistemeve të avancuara të armëve amerikane në fushëbetejë, do të dëmtojnë shanset që konflikti të përfundojë.

Peskov tha se armët “nuk do të ndalojnë Federatën Ruse nga arritja e qëllimeve të saj gjatë ‘operacionit të posaçëm ushtarak’”, term që Rusia përdor për të përshkruar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.

Zyrtarët në Moskë gjatë muajve të fundit kanë përsëritur qëndrimin se ata nuk e përjashtojnë mundësinë e bisedimeve me Ukrainën.

Ata kanë fajësuar Zelenskyn për mbyllen e kanaleve diplomatike, pasi lideri ukrainas ka deklaruar se nuk do të zhvillojë negociata për aq kohë sa presidenti Vladimir Putin është në pushtet.

“Nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë që paralajmëron Zelenskyn kundër vazhdimit të bombardimit të ndërtesave të banuara në qytetet dhe fshatrat e Donbasit dhe po ashtu nuk ka pasur thirrje reale për paqe”, tha Peskov.

“Kjo sugjeron se SHBA-ja po vazhdon linjën e saj de facto duke luftuar një luftë indirekte me Rusinë”, shtoi ai.
Vizita e Zelenskyt në SHBA më 21 dhjetor u zhvillua disa orë pasi Putin tha në Moskë se vitin e ardhshëm Rusia do të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet e saj ushtarake dhe do të rrisë gatishmërinë e forcave bërthamore./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RASTI HORROR I FOSHNJËS NË PEJË/ Shkarkohet nga detyra kryeinspektori Shëndetësor
Previous article E RËNDË/ Imami shqiptar dhunon të renë, zbardhet dosja e policisë: E tërhoqi “zvarrë” në oborr...

s.autor

Postime të ngjashme

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT