• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA AVIONËT LUFTARAKË TE “SPIUNËT”/ Operacioni sekret që u organizua për të dërguar Zelensky-n në SHBA
Home
Botë

NGA AVIONËT LUFTARAKË TE “SPIUNËT”/ Operacioni sekret që u organizua për të dërguar Zelensky-n në SHBA

22 December, 2022 s.autor Botë

Vizita e Volodymyr Zelensky në SHBA shihet si historike pasi ishte e para jashtë shtetit që kur Rusia pushtoi vendin e tij. Ai u sigurua që të dërgojë mesazhe të shumta në fjalimin e tij në Kongres pasi siguroi mbështetjen publike të Joe Biden për furnizime të mëtejshme me pajisje ushtarake.

Megjithatë, për të arritur në tokën amerikane, Zelensky u parapri nga një operacion top sekret që përfshinte avionë luftarakë nga më shumë se një forcë e armatosur e vendeve anëtare të NATO-s. Hapi i parë i operacionit ishte udhëtimi me tren nga Ukraina në Poloni të mërkurën në mëngjes.

Presidenti ukrainas është fotografuar duke hipur në fluturimin e tij në Poloni teksa udhëton për në Uashington

Zelensky shoqërohej në udhëtim nga ambasadorja e SHBA- së në Ukrainë, Bridget Brink. Kur treni mbërriti në stacionin hekurudhor në qytetin Przemyśl, Zelensky u dërgua me automjetin e ambasadës në aeroportin Rzeszoë ku ai hipi në një avion të Forcave Ajrore të SHBA.

Fluturimi Boeing C-40 Clipper u ngrit nga Polonia në orën 8:15 të mëngjesit të së mërkurës (me orën e Polonisë) dhe më në fund u ul në bazën e Forcave Ajrore të SHBA Andrews pak pas asaj pasdite (me orën amerikane).

Që nga momenti kur avioni që transportonte Zelensky u ngrit, filloi një operacion i detajuar për të parandaluar çdo ndërhyrje ruse në udhëtimin e parë të presidentit ukrainas jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë. I pari që u ngrit, sipas Daily Mail, ishte një aeroplan gjerman spiunazhi Boeing AWACS për të siguruar që avioni që transportonte pasagjerin e rëndësishëm të kalonte i sigurt mbi Detin e Veriut, zonë e frekuentuar nga patrullat e nëndetëseve ruse.

Hapi tjetër ishte ngritja e një F-15 nga Britania në mënyrë që të shoqëronte avionin amerikan në kufijtë e hapësirës ajrore amerikane përpara se të bënte një ulje në bazën Andrews dhe prej andej të fillonte vizitën totale 10-orëshe të Zelensky në SHBA.

Presidenti Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden qëndrojnë me Presidentin Zelensky jashtë Shtëpisë së Bardhë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDIKON TEK ULJA E DËSHIRËS SEKSUALE? Ja pse meshkujt dhe femrat kanë interes të ulët për të kryer marrëdhënie
Previous article FRYMËZOHU NGA HAILEY BIEBER/ Nëse për thonjtë e radhës, do diçka mes festives dhe elegantes

s.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT