• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I GJENI LEHTËSISHT NË TREG/ Ky frut i thatë përmirëson shëndetin e zorrëve, ja sa duhet të konsumoni
Home
Shëndet

I GJENI LEHTËSISHT NË TREG/ Ky frut i thatë përmirëson shëndetin e zorrëve, ja sa duhet të konsumoni

20 December, 2022 s.autor Shëndet

Ndër frutat e thata, bajamet janë më të njohura në botë. Ato janë shumë të ushqyeshme, të pasura me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë, vitamina dhe minerale.
Janë të shijshme për t’u ngrënë, por janë të mira edhe për përmirësimin e shëndetit, kur bëhet fjalë për përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ky është rezultati i ‘King’s College’.

Për përmirësimin e shëndetit të zorrëve, ekspertët e dietave shpesh sugjerojnë të provoni ushqime probiotike, si kosi. Megjithatë, mund të ketë një ushqim tjetër për t’i shtuar kësaj liste dhe janë bajamet.

Studiuesit nga ‘King’s College’ në Londër kanë hetuar ndikimin e bajameve të plota dhe të bluara në përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ata zbuluan se ngrënia e një grushti bajame çdo ditë rrit ndjeshëm prodhimin e butiratit, një acid yndyror që promovon shëndetin e zorrëve.

“Një pjesë e mënyrës në të cilën mikrobiota e zorrëve ndikon në shëndetin e njeriut është për mes prodhimit të acideve yndyrore, siç është butirati”,- tha autori kryesor, profesor Kevin Whelan.

“Këto molekula veprojnë si një burim karburanti për qelizat në zorrën e trashë. Ato rregullojnë thithjen e lëndëve të tjera ushqyese në zorrë dhe ndihmojnë në balancimin e sistemit imunitar”.

Për studimin, ekipi rekrutoi 87 të rritur të shëndetshëm, të cilët tashmë po hanin më pak se sasia e rekomanduar e fibrave dietike dhe që konsumonin ushqime tipike jo të shëndetshme. Për katër javë, pjesa e pare e grupit i ndryshuan ushqimet e tyre në 56 gram bajame të plota në ditë, pjesa e dytë e grupit në 56 gram bajame të bluara në ditë dhe e treta në ‘muffins’.

Studiuesit zbuluan se butirati ishte dukshëm më i lartë tek ata që hanë bajame, në krahasim me ata që konsumuan muffins.

“Testimi tregoi se ngrënia e bajameve të plota dhe të bluara përmirësoi dietën e njerëzve, duke pasur konsum më të lartë të acideve yndyrore të ngopura, fibrave, kaliumit dhe lëndëve të tjera ushqyese të rëndësishme në krahasim me grupin e kontrollit”,- shtuan autorët.

Rezultatet e plota të studimit janë publikuar në ‘American Journal of Clinical Nutrition’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STOP DITËLINDJEVE, ALKOOLIT DHE.../ Çfarë ndodhi papritur në Korenë e Veriut
Previous article "KAM TRE VJET QË S'KAM SHKOLLË..."/ Nxënësja nga Berati “i prish” foton Ramës! Ja si reagon kryeministri (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT