• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LAJM I MIRË PËR SHQIPËRINË”/ Astrit Patozi: SPAK-un më mirë ta monitorojë Yuri Kim se sa politika jonë
Home
Politikë

“LAJM I MIRË PËR SHQIPËRINË”/ Astrit Patozi: SPAK-un më mirë ta monitorojë Yuri Kim se sa politika jonë

17 December, 2022 s.autor Politikë

Zgjedhja e Altin Dumanit si kreu i SPAK nuk ka sjellë vetëm interpretime për pritshmëritë e tij në Prokurorinë e Posaçme, vëmendje mori edhe prezenca e ambasadores së SHBA Yuri Kim në KLP.

Disa e kanë cilësuar si të panevojshme e disa të tjerë si të duhur, opinioni publik është ndarë në “kampe” ku një pjesë e sheh presion e një tjetër e sheh si edukim. I ndërmjetëm ka qenë opinioni i ish deputetit demokrat, Astrit Patozi në Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu, ku u shpreh me fjalë të tjera, edhe pse nuk ishte fort dakord me praninë e kryediplomates, se ishte “zgjedhja” më e mirë e mundshme. Duke i cilësuar politikanët si individë të cilët i shtrijnë tentakulat në çdo segment, Patozi shpjegon se përpara opozitës e mazhorancës, do të zgjidhte ambasadoren që të administronte procesin e rëndësishëm siç është edhe përzgjedhja e kreut të ri të SPAK. Më tej, Patozi foli edhe për rezervat e reformës në drejtësi.
“Unë them ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Do varet nga performanca e drejtuesit të ri sigurisht. Unë jam skeptik për reformën në drejtësi. Më mirë një reformë e çalë sesa mos kemi fare. Tani pas 6 vitesh pas miratimit të saj në parlament si qëndroj të njëjtës pikëpamje. Është e zvarritur. Politika është shumë aktive në çdo segment.

As mua s’më pëlqen që të shoh ambasadoren në institucionet shqiptare. Por, jam po aq i bindur që për aq kohë sa ka ndërhyrje nga politika e pisët shqiptare, faktori ndërkombëtar s’është negativ. Ndaj, them që mes ndërhyrjes së ambasadores, kryeministrit e opozitës do zgjidhja këtë të parën. Pa shumë dëshirë por ne duhet të jemi mirënjohës atyre që herë pas here në këtë sherrnajë të përjetshme bëjnë rolin e moderatorit.”- tha Patozi.
Si një ish pjesëtar në shumë role në Partinë Demokratike, e parë “nga larg” në sytë e ish deputetit të selisë blu ka vetëm keqardhje për katandisjen e një force opozitare.

Çdo moment që kalon pa bashkim, Partia Demokratike e ka si dëm të rëndë në kurriz së vetes së vet, shpjegon Patozi.

“Kam keqardhje për katandisjen të forcës kryesore të opozitës. Ndaj mendoj që PD, duhet ta konsumojë sa më shpejt konfliktin e saj të brendshëm,. Të dalë mundësisht përpara zgjedhjeve ndaj një sherri që ka marrë përmasa të mëdha. Çdo çast që kalon është në dëm të vetes së vet.”- përfundoi ai.
Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË/ Xheni: Më mashtruan se do bëhej Përputhen VIP
Previous article PAMJET/ Flakët shkaktojnë panik në restorant, klientët vrapojnë të tmerruar

s.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT