• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËNIMI I SALIH MUSTAFËS NGA GJYKATA SPECIALE/ Reagon DASH: Nuk është kundër UÇK-së apo Kosovës
Home
Nderkombetare

DËNIMI I SALIH MUSTAFËS NGA GJYKATA SPECIALE/ Reagon DASH: Nuk është kundër UÇK-së apo Kosovës

17 December, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara mirëpritën vendimin e Gjykatës së Posaçme të Kosovës me seli në Hagë e cila dënoi ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, me 26 vjet heqje lirie nën akuzat për krime lufte.

Salih Mustafa, u shpall fajtor për vrasje dhe torturë në një qendër paraburgimi në Kosovë, në pranverën e vitit 1999.

Duke iu referuar vendimit të trupit gjykues, zëdhënësi Price tha se “vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit. Ky aktgjykim është një hap i fortë për të ndihmuar Kosovës që të mbështesë sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat”.

Zoti Price tha se SHBA-ja gjithashtu përgëzon “guximin e viktimave dhe dëshmitarëve individualë dhe dënon kërcënimet dhe frikësimet me të cilat janë përballur. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundur”, tha ai.

 

 

Vendimi i djeshëm është i pari i Gjykatës së Posaçme që u themelua në vitin 2015 nga parlamenti i Kosovës mes reagimeve dhe protestave në Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

“Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit?”, shkroi mes tjerash kryeministri i KOsovës në një reagim në rrjetet sociale. “Lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve është e drejtë universale. Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal”, shkroi ai.

Kosova doli nga lufta e viteve 1998-1999 me mbi 10 mijë te vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur, ndërsa edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1 mijë e 600 personave, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË SHQIPËRI KA DY LLOJE PARASH TË PISTA..."/ Artan Hoxha: Marina e re në Portin e Durrësit do ndërtohet me paratë bosëve të krimit që strehohen në Dubai
Previous article "GJATË FËMIJËRISË TIME..."/ Moderatori i TCH rrëfen si i ati ushtronte dhunë ndaj nënës së tij

s.autor

Postime të ngjashme

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan Botë

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT