• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË SHQIPËRI KA DY LLOJE PARASH TË PISTA…”/ Artan Hoxha: Marina e re në Portin e Durrësit do ndërtohet me paratë bosëve të krimit që strehohen në Dubai
Home
Aktualitet
Kronikë

“NË SHQIPËRI KA DY LLOJE PARASH TË PISTA…”/ Artan Hoxha: Marina e re në Portin e Durrësit do ndërtohet me paratë bosëve të krimit që strehohen në Dubai

17 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Dubai është fenomen botëror, një problem botëror, ke pushtetarë të korruptuar nga e gjithë bota. Vetëm shqiptarët kanë investuar minimalisht 1 miliardë dollarë, por kam frikë se janë shumë më tepër se kaq. Besoj se një pjesë e madhe e parave që do vijnë te Marina, janë paratë e atyre”.

Kështu është shprehur gazetari investigativ, Artan Hoxha i cili në një intervistë televizive ka deklaruar se Dubai është kthyer në një parajsë penale dhe fiskale, ku ndodhen bosët e mëdhenj të trafikut të kokainës.

“Ata që ndodhen në Ekuador, s’janë bosët, bosët janë në Dubai. Ofron parajsë penale, janë të paekstradueshëm, një parajsë fiskale, sepse autoritetet s’duan t’ia dinë fare ku i ke gjetur paratë, investoi aty, dhe mos u ngatërro me çështjet e terrorizmin. Ata që janë në Ekuador janë emisarët e atyre që shesin në Europë. Edhe ata të Shqipërisë që janë në kërkim, janë atje.

Në Dubai nuk ekstradohet askush. Dubai është fenomen botëror, një problem botëror, ke pushtetarë të korruptuar nga e gjithë bota. Dubai s’prodhon asgjë, ka vetëm ujë dhe shkretëtirë. Vetëm shqiptarët kanë investuar minimalisht 1 miliardë dollarë, por kam frikë se janë shumë më tepër se kaq. Besoj se një pjesë e madhe e parave që do vijnë te Marina, janë paratë e atyre. Në Shqipëri sot ka dy lloj parash të pista, paraja që del nga korrupsioni që shkon në offshore, dhe ajo që vjen nga narkotrafiku”, tha ai.

Më tej, Hoxha u shpreh pro legalizimit të parasë së pistë, ndërsa solli në vëmendje që shumë kompani serioze shqiptare detyrohen të marrin para nga burime të tilla.

“Më rezulton që paraja e korrupsionit është më e madhe. Prandaj në Shqipëri kemi një bum vetëm në një sektor të caktuar, ndërtimi. Bogotaja ka 10 milionë banorë, por nuk ishte çmimi që është në Shqipëri. Unë besoj që ekonomisë shqiptare, që është një ekonomi e dështuar, legalizimi i parasë së pistë do t’i jepte një frymëmarrje të madhe ekonomisë shqiptare. Kompani serioze në Shqipëri detyrohen të marrin para te ata.

Shumë nga kompanitë e mëdha janë drejtuar atje. Unë jam për legalizim, formën hajde ta diskutojmë. Që kjo para të mos takojë destabilitet, viktima, prishje të rregullave të tregut, të mos investohet në fushatë. Zakonisht grupet e mëdha tentojnë që ta kenë mirë me pushtetin. Pasi nuhasin që pushteti po kalon në këtë drejtim ato investojmë. Vitet e fundit kemi interferimin e kësaj paraje që na prish gjithë sistemin”, deklaroi Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROBLEMET NGA MOTI I KEQ/ Shiu dhe erërat e forta dëmtojnë “Urën e Vanës”
Previous article DËNIMI I SALIH MUSTAFËS NGA GJYKATA SPECIALE/ Reagon DASH: Nuk është kundër UÇK-së apo Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga Aktualitet

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat Aktualitet

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT