• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFUNDON MASTERPLANI I ISHP/ Manastirliu: Investimi nis me buxhetin e ri
Home
Politikë

PËRFUNDON MASTERPLANI I ISHP/ Manastirliu: Investimi nis me buxhetin e ri

15 December, 2022 s.autor Politikë

Prezantohet masterplani përfundimtar i Institutit të Shëndetit Publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh gjatë prezantimit të këtij masterplani se ky Institut është projektuar me kapacitetet të shtuara dhe për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes.

Duke folur për strukturën e re të ridimensionimit të Insitutit të Shëndetit Publik, Ministrja Manastirliu tha:

“Në masterplanin e përfunduar kemi propozuar jo vetëm të gjithë vizionin për të ndërtuar një laborator të ri, që do t’i shërbejë Insitutit të Shëndetit Publik, i cili do të përmbledh të gjithë laboratorët që sot ekzistojnë në godinën aktuale dhe të shpërndarë në godina të tjera por edhe do të rehabilitojë godinën qendrore të Institutit të Shëndetit Publik duke i dhënë asaj vlera të vërteta të një institucioni, i cili zhvillohet më tej nga pikëpamja shkencore dhe nga pikëpamja organizative“.

Rindërtimi i Insitutit të Shëndetit Publik është I bazuar në bazat e një themeli të ri të kuptimit të intelligencës artificiale:

“Në përpjekje për të vijuar edhe gjithashtu qasjen tonë për zhvillimin e digjitalizimit në strukturat e Institutit të Shëndetit Publik për të rritur nivelin e survejancës aktive dhe për të krijuar mundësinë që pikërisht në këto institucione, këto struktura të Institutit të mundet të jenë sa më të afta për t’ju përshtatur gjithashtu edhe të gjitha risive, duke shkuar drejt digjitalizimit por edhe drejt inteligjencës artificiale. Sepse dihet që tashmë rrugët janë të hapura për t’u zhvilluar dhe për të ecur më shpejt në drejtim të sistemeve digjitale, në drejtim të monitorimit të shëndetit të popullatës, në drejtim të monitorimit të sëmundjeve infektive dhe atyre jo-infektive”-tha Manastirliu.

Finalizimi i masterplanit të Institutit të Shëndetit Publik do të vijojë me konkretizimin e tij, duke nisur nga buxheti i vitit të ardhshëm. Faza e parë fillon me ndërtimin e godinës së laboratorëve që fillon në vitin 2023, një investim i siguruar nga buxheti i shtetit dhe më pas me godinën qendrore të Institutit të Shëndetit Publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTNERË NË JETË DHE NË BIZNES/ Zbulohet plantacioni i marijuanës, arrestohet çifti shqiptar në Spanjë
Previous article DETAJET/ 56-vjeçarja rrahu të dashurin për 1 mln lekë borxh, i biri e dogji të gjallë në Kodër-Shupal

s.autor

Postime të ngjashme

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet Politikë

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet

“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë… Politikë

“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT