• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
5 QYTETET “BOMBA ME SAHAT”/ Artan Hoxha: Situata pritet të shpërthejë…qetësia para furtunës
Home
Aktualitet
Kronikë

5 QYTETET “BOMBA ME SAHAT”/ Artan Hoxha: Situata pritet të shpërthejë…qetësia para furtunës

13 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “ABC Live” ka treguar 5 qytetet që sipas tij janë në një situatë kritike për sa i përket krimit të organizuar, të cilat janë, Shkodra, Fieri, Vlora, Elbasani dhe Durrësi.

Sipas Hoxhës edhe pse situata momentalisht duke se është e qetë, më problematike vijon të mbetet Shkodra që sipas tij bandat kanë ende hesape të pa mbyllura mes tyre.

“Kemi një qetësi të rreme para furtunës. Kemi Shkodrën, që nuk është situata aq e qetë sa duket. Se situata është e ngrirë dhe jo e zgjidhur. Janë disa konflikte aty. Policia dhe Prokuroria nuk ka reaguar. Vrasja e Bardhok Pllanës, Fatbardh Licit. Vrasja e xhaxhai dhe babai të Asmer Bilalit. Thjeshtë nuk dalin më aq haptazi në qytet por janë aty në pritje. Është e rrezikshme situata” tha Hoxha.

Durrësi sipas Hoxhës vijon të mbetet problematik për shkak të luftës për të kontrolluar portin ku hyjnë kryesisht ngarkesat e drogës.

“Durrësi kanë lëvizur ekuilibrat. Kanë dalë operatorë grupe të reja që kontrollojnë Durrësin. Nuk është aq e qetë situata. Fati i mirë është se krerët e grupeve janë jashtë, kryesisht në Dubai dhe nuk plasin konfliktet këtu” tha Hoxha.

Për sa i përket Elbasanit, Hoxha theksoi se konfliktet vijojnë, megjithëse duket sikur bandat kanë rënë në një qetësi.

Sa i përket Fierit, Artan Hoxha tha se situata nuk është aspak e qetë, që nga vrasja e Demir Baçkës. Sipas tij ata brenda në Fier e dinë se kush e ka bërë, ndërsa policia ende nuk ka një autor.

Edhe Vlora sipas, Hoxhës është një zonë e kuqe për shkak të ekuilibrave në botën e krimit që lëvizin në herë pas here.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET E SKANDALIT/ Ja shuma "marramendëse" e parave cash, që iu gjet dy eurodeputetëve në shtëpi
Previous article "ËSHTË E PADREJTË QË NJERËZIT TË VIJNË..."/ Sunak konfirmon marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT